Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb një pozicion, Kosova vijon ngjitjen

4 Prill 2019, 11:56| Përditesimi: 4 Prill 2019, 13:48

  • Share

Shqipëria  ka humbur një pozicion në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Kuqezinjtë mbajnë vendin e 62-të në renditje duke humbur një pozicion krahasuar me një muaj më parë. Gjatë muajit të kaluar Kombëtarja luajti dy ndeshje ku humbi me Turqinë dhe fitoi 3-0 ndaj Andorras.

Sa i përket ekipeve të tjera që gjenden në grupin H kualifikues të “Euro 2020” Franca mban vendin e dytë në renditje ,Turqia e 39-ta dhe Islanda e 40-ta , Andorra renditen në vendin e 134-të në FIFA dhe Moldavia rivale e muajit qershor pozicionohet në vendin e 171-të.

Kosova vijon ngjitjen në FIFA. Dardanët pasi barazuan muajin e kaluar me Danimarkën në miqësore dhe Bullgarinë në ndeshje zyrtare pozicionohen në vendin e 127-të. Kosova është ngjitur me 3 pozicione në FIFA. Renditjen e FIFA-s për muajin prill e kryeson Belgjika.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 08/04/2019 17:32

    Kosova ka nxjerre me kohe furbilliste te talentuar si te madhin Fadil Vokrri qe arriten ta krahasonin me te madhin Pele duke e quajtur Pele-ja i Ballkanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?