RENEA kërkon 2500 maska e doreza për të mbrojtur efektivët gjatë aksioneve nga Covid-19 (DOKUMENTI)

17 Prill 2020, 14:33| Përditesimi: 17 Prill 2020, 14:58

  • Share

Pas shumë institucioneve publike, ku së fundmi ishte parlamenti që bleu maska e doreza kërkesës për këto produkte janë bërë dhe nga reparti special renea. ReportTv ka siguruar dokumentin ku me anë të një tenderimi ky repart kërkon të blejë 2500 maska mbrojtëse si dhe 2000 doreza njëpërdorimshme.

Reparti special Renea edhe përgjatë kësaj periudhe ka zhvilluar operacione në terren dhe kjo është një masë mbrojtëse shtesë për efektivët e këtij reparti. Kujtojmë këtu se vetëm pak javë më parë, këto forca prangosën vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të kërkuar për grabitjet e blindave me para në Rinas.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?