Këngëtarja nga Shkodra Nikoleta Vokrri, e cila jeton prej tre vitesh në Amerikë ka performuar live nga karantina në New York një nga këngët më të dashura italiane. Në një lidhje skype për Report TV në emisionin ’Repolitix’ këngëtarja rrëfen pse zgjodhi këngën italiane më të njohur të Lucio Dalla, ’Caruso’-n e famshme për të përshendetur nga kontinenti tjetër publikon që e ndjek.
E trishton ajo ç’ka po ndodh nga situata me COVID në New York. Terapia më e mirë për artisten është të kënduarit që nga këngët shkodrane e deri tek ato ialiane një lidhje e ngushtë shpirtërore e saj me këto këngë.
’’Kam gati 3 vite që jetoj në SHBA. Është e trishtueshme sepse ne po prisnim pranverën dhe kemi humbur kaq shumë jetë njerëzish të pafajshëm. Po mundohem që të bëj gjëra të dobishme që të ndihem mirë bashkë me bashkëshortin tim. Mundohemi të bëjmë gjëra të dobishme. Bashkë më bashkëshortin tim. Kam menduar për projekte, por kurdo të bëhet e mundur dua të vij në Shqipëri për ti realizuar. Ne nuk na mungon muzika në Shqipëri. Hapat e mi i kam nisur me këngën shkodrane, vend i origjinës. Kam bashkëshortin që i bie kitarës. Dhe ne këndojmë. Zgjodha të performojnë këngë italiane nga karantina sepse kam një lidhje shpirtërore me këtë vend, pasi kam mbaruar studimet për kanto në Bolognia të Italisë’’, tha artistja
Nikoleta Vokrri ka mbaruar shkollën e muzikës në Shkodër, për kanto. Më pas ka ndjekur Akademinë e Arteve, Bachelor për Kanto, gjithashtu edhe konservatorin e Bolonjës.Më herët ka publikuar videoklipin "Hajde Vlla", "Violina Te Perjetesoi". Në vitin 2017, Nikoleta Vokrri & Hajredin Gjeta publikojnë videoklipin "I Shkreti Burre". Në vitin 2019, Nikoleta Vokrri publikon videoklipin "Të Dojn Shumë Nana Dhe Baba".