Sulmet e Sali Berishës ndaj reformës në drejtësi thuajse nuk mungon në asnjë "Foltore" të tij ka qenë debati në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Për juristin Plarent Ndreca ky sulm i Berishës bëhet pikërisht për të dëmtuar besimin te drejtësia e re. Ndreca tha se Berisha godet pushtetin gjyqësor pikërisht që çdo vendim që merr të mos besohet në publik, edhe pse mund të jetë i drejtë.
"Foltorja është luftë e brendshme dhe nuk ka pse shkon në një gjë konstitucionale si reforma në drejtësi. Arsyeja e vetme që ai e fut këtë sulm në Foltore është të godasë besueshmërinë e institucionit dhe duke goditur pushtetin gjyqësor bën të pabesueshëm çdo vendim që merr institucioni", tha Ndreca.
Ndërsa gazetari Muça tha se Berisha deligjitimon individin, pikërisht që veprimet e tij më pas të jenë po ashtu të deligjitimuara dhe të pabesueshme.
"Berisha është mjeshtër i komunikimit publik politik dhe për t'i rënë gjësë së madhe merret me një gjë më të vogël. Ai deligjitimon individin për të deligjitimuar të gjithë atë që ai bën", tha ai.
Në Repolitix dha qasjen e tij mbi tematikën edhe anëtari kombëtar I PD Aulon Kalaja. Sipas Kalajës, ka ndodhur një keqkuptim sa i përket qasjes së PD me reformën në drejtësi pasi Lulzim Basha do të votojë në zgjatjen e e Vettingut.
‘Rikthimi i parlamentarizmit në Shqipëri është një gjë e mirë sepse kemi patur një parlament njëngjyrësh. Parlamentarizmi sjell edhe disa iniciativa të opozitës. Ajo që shikoj unë si problematike është qsja e Partisë Demokratike në reformën në Drejtësi. Ka ndodhur një keqkuptim i madh, për mendimin tim se PD nuk e do reformën në drejtësi. Dhe këtë mund ta vërtetojmë me fakte, PD e ka votuar zgjatjen e Vettingut.’, tha Kalaja
Krejt kundër e shikon gazetari Aulon Kalaja deklarata e Berishës ndaj gjyqtarëve dhe reformën në drejtësi, duke thënë se ai nuk hynë në politikanët frikacakë që ka frikë të flasë për reformën në drejtësi.
"Kush flet për reformën në drejtësi etiketohet nga SHAB dhe drejtuesit e PD nuk flasin pasi nuk duan të etiketohen se si kundërshtarë të saj. Meta dhe Berisha nuk futen te politikanët frikacakë. Foltorja nuk duhet të shikohet vetëm në aspektin e një gare të brendshme në PD, por si një opozitë ku Berisha nuk ka frikë të flasë edhe për "mollën e ndaluar"", tha ai.