TIRANË- Report Tv është bërë kanali i parë në Youtube i një televizioni informativ që arrin mbi 300.000 abonentë (subscribers) dhe me mbi 480 milion shikime, që konfirmojnë se ky kanal është i përzgjedhuri nga shqiptarët për të parë lajmet më të fundit, që vijnë në kohë reale nga aktualiteti, ekonomia, kultura, sporti dhe bota, e mbi të gjithë edhe informacione ekskluzive.
Ju, shikuesit, keni shpërblyer më së miri punën e palodhur të stafit, përgjatë gjithë këtyre viteve, për të sjellë në celularët tuaj, të vërtetën me çdo kusht dhe këto shifra janë krejtësisht reale, pa pasur nevojën e sponsorizimeve, siç ndodh sot me shumë media në tregun online mediatik.
Televizione të tjetra konkurrente si News 24 ka 218 mijë abonentë, Abc News 223 mijë, Fax News vetëm 47.6 mijë abonentë në total, si edhe A2 Cnn ka 22.6 mijë abonentë, EuroNews me 16 mijë me këto të dyja filiale të mediave ndërkombëtare në Shqipëri apo Ora News me199 mijë subscribers
Report Tv është i pari më i ndjekur nga televizionet informative, si edhe i 4-ti ndër më të ndjekurit nga të gjitha televizionet në vend, ku para saj renditen vetëm 3 mediat kombëtare, Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus. Këto shifra rikonfirmojnë besimin që ju keni te ne, gjithmonë me misionin për të informuar drejt publikun.
Report Tv falenderon mbi 300.000 abonentë dhe i premton se do të vijojë që të sjellë më të mirën e saj për shikuesit e saj besnikë dhe jo vetëm, por për të gjithë ata që duan lajmin e vërtetë.