TIRANË- Njësia e lëvizshme e vaksinimit sot ndodhet në Bathore. Ekipi vaksinatorëve do trokasë derë më derë për tu dhënë mundësi qytetarëve që të marrin vaksinën anti-COVID.
Ndalesa e parë është tek familja Menaj. Dashurije dhe Xhemal Menaj do të injektojnë vaksinën kineze Coronavac.
Fillimisht ekipi vaksinatorëve do t’i pyes për gjendjen shëndetësore dhe do t’i kontrollojë për të vendosur nëse burrë e grua duhet të vaksinohen apo jo.
Pasi sigurohen që çdo gjë është mirë, nis dhe procesi.
Përse nuk kishit shkuar më parë në Qendrën Shëndetësore për t’u vaksinuar?
“Kam pasur diabetin e lartë, vetëm prej kësaj nuk kam shkua”r.
“Shumë mirë e ndjej veten, nuk kam asnjë dhimbje. Po e bën gjithë bota, me të vërtet që duhet bërë kjo punë-u shprehën dy të moshuarit.
Ndalesa e radhës është tek familja Kaca ku zoti Mexhin sapo ka bërë vaksinën.
Si shkoi vaksinimi?
“Vaksinimi shkoi mirë, unë për vete kam pritur. Kam kaluar COVID dhe kam pyetur mjekun e familjes, më merr në telefon sot dhe më thotë prit se do vijmë te shpia. Unë isha duke pirë kafe me një shok kur më thotë. Shumë mirë vaksina kemi bërë gjithmonë ne”-tha zoti Mexhin.
Nga shtëpia në shtëpi me termoboxin në duar, ku ruhet dhe vaksina në temperaturat e duhura, mjekja Brisilda Ziu tregon se qytetarët fillimisht njoftohen nga mjeku i familjës
“Normalisht pacientët lajmërohen nga mjeku i tyre i familjes që do të vaksinohen në shtëpitë e tyre për shkak të sëmundjeve kronike që ata kanë. Sot po përdoret vaksina Coronavac. Qasja e qytetarëve ka qenë shumë e mirë, shumë pozitive, normalisht e kanë mirëpritur vaksinimin në shtëpi”-tha mjekja.
Në Bathore vetëm ketë të mërkurë ishin llogaritur për tu vaksinuar 16 familje.
Ju e keni kaluar COVID?
Jo.
Do jeni më e sigurt tani, më e qetë?
Ta shohim.
Po ndonjë familjar tjetër i juaji është vaksinuar?
Po, mami dhe babi.
Si shkoi vaksinimi?
Shumë mirë.
Përse nuk e kishit bërë më parë vaksinën?
Tani na erdhi radha, shumë mirë që na erdhi në shtëpi-thanë disa prej qytetarëve për Report Tv.
Deri më tani vendin tonë janë kryer më tepër se 1 milion e 35 mijë vaksinime që prej muajit janar kur nisi dhe procesi i vaksinimit.
Sa për spak . Koha do na tregojë Po , besim akoma nuk kemi . Duhet t'a kish filluar Nga Sali Berisha e Ilir Meta Nuk ka zotësinë . Llum do i lëje gjërat .
PërgjigjuTani do ta shikpni mire kur tju bjere trompoza.
Përgjigju