Tirane- Report Tv ishte në banesën e Jetnor Zhaboli ku nëna, nusja dhe vajzën e mitur jetonin mes dhunës fizike dhe presionit psikologjik, ndërkohë që sa herë dilte nga banesa ai i mbyllte me kyç në banesë dhe I monitoronte me kamera
Edhe në pjesën e jashtme të derës së apartamentit në Selitë të vjetër, ku jetonin ai kishte vendosur 2 kamera për të monitoruar kush hynte e dilte.
Edhe pse zilja bie dhe brenda ka njerëz askush nuk e hap atë. Grupi i xhirimit me gazetarin Sokol Dema po ndjek ngjarjen e rëndë.
Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Tiranë/ 35 vjeçari 'burgoste' në shtëpi e dhunonte nënën, gruan e vajzën e mitur! Policia i gjeti të kyçura! Gruaja tentoi vetëvrasjen
S.G//ReportTv.al