Report Tv në Sopot të Bulqizës, 71-vjeçari tregon si të ziejmë rakinë e thanës: Ky vit i dobët, moti i keq dëmtoi pemët me lule

16 Tetor 2023, 09:20| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 09:25

  • Share

Në këtë fillim vjeshte ndodhemi në fshatin Sopot në Zerqan të Bulqizës dhe ka ardhur koha për të zier rakinë. Bashkë me 71-vjeçarin Tajar Mehmeti do të ziejmë raki thane. Sot po ziejmë raki apo po pjekim rakinë. Tajari do të na shpjegojë si zihet rakia. Tajari i ka mbledhur thanat dhe prej 18-21 ditësh qëndrojnë në këtë fuçi ku fermentohen.

“I përziejmë bërsitë, që të fermentohen më shpejt. Mund ti përziesh dy herë në ditë çdo ditë, deri sa të qetësohet dhe të dalë lëngu i bërsive sipër. Nuk shfryn më apo si zierje e thartë. Ky proces zgjat 2 javë, rrushi e ka 3 javë. Varet gjithnjë nga temperatura e ambientit të jashtëm. Ky vit ka qenë me temperatura të larta dhe ato bëhen më shpejt.”, thotë Tajari.

Përgatitim vendin e përcaktuar ku do të vendoset kazani i rakisë, drutë e zjarrit, kalojmë bërsitë e thanës së fermentuar në kazanin e rakisë që është 50 litra që nxjerr 3 litra raki.

“Merr 50 litra. Kjo është, ne i themi bludë në fund të kazanit del kjo hidhet këtu dhe zihet për dy herë dhe bëhet më e fortë.

Vendosim kapakun e kazanit prej bakri me rëndësi për këtë proces përbërja e tij, montohet edhe gypi i kazanit dhe izolimi i kazanit është procesi kryesor, para se të ndizet zjarri. Dy pjesët e kazanit izolohen me brumë që të mos dalë avulli”.

Copëtohen drutë e zjarrit dhe gjithçka gati për të nisur.

“Mund ta ziesh edhe me gaz. Por më tepër e ziejmë me dru”

Teksa presim rakinë e re, Tajari na thotë se ky vit është i dobët në prodhim.

“Këtë vit ishte kohë e keqe pranvere dhe u dëmtua prodhimi i kumbullave. Është i dobët ky vit. 150-160 litra raki bëj gjithsej vite të tjera për vete dhe kur gjej e shes. Këtë vit kam bërë 50 litra raki. Nuk ia vlen lodhja por do ta bësh sepse ajo nuk prishte sa më e vjetër të jetë aq më e mirë bëhet. E shesim e marrin lokalet, me 400 lekë litri shitet dhe s’ka treg se nuk ka njerëz, punëtorë të rinjtë ato që pinë rakinë”, thotë ai.

Dhe ja ku nis prodhimi i pikave të parë ta rakisë së re.

Rakisë së re i matet dhe gradacionin i alkoolit që përmban në këtë pajisje që quhet alkoolometër.

Së bashku provojmë pikat e parë të rakisë së re të thanës me urimin që vitin tjetër të ketë më shumë prodhim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?