Emiljano Ramazani dhe vendimi i Gjykatës së Lartë

Report Tv siguron vendimin e Gjykatës së Lartë që liroi Emiljano Ramazanin në vitin 2012

20 Korrik 2020, 22:09| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 22:42

  • Share

Në vitin 2012 Emiljano Ramazani  ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë për drogë gjatë operacionit të  koduar “Tabakane 2”, por më pas gjykata e la të lirë. Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë që liroi në vitin 2012 Ramazanin nga burgu pasi ishte arrestuar si shpërndarës kokaine në Elbasan. Në vendimin e gjykatës së vitit 2012 për lirimin e Emiljano Ramazanit, kryesuese ishte gjykatësja Shpresa Beçaj dhe anëtare Ariana Fullani. Sipas vendimit, në përgjimin mbi gjashtë muaj  nuk është gjetur asnjë provë materiale apo deklarim që të provojë kryerjen e veprës penale për të cilën ishte arrestuar Ramazani.  

Kujtojmë se Ariana Fullani u largua nga Gjykata e Lartë në korrik të 2017-ës për t'iu shmangur procesit të Vettingut. Kurse Shpresa Beçaj, u shkarkua nga KPK-ja më 3 korrik për mosdeklarim të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë vendimi i Gjykatës së Lartë për lirimin e Emiliano Ramazanit 2012


Lajmi kryesor:

Larja e hesapeve trondit Elbasanin, ekzekutohet me 5 plumba i skeduari për kokainë, i përfshirë në disa atentate! 3 autorët djegin makinën, brenda gjenden dy kallashnikovë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?