EKSKLUZIVE! 'Këtë që pe fshije nga kujtesa se ke djalin për të rritur'/ Rrëfimi i dëshmitarit: Si e vrau Shkëlzeni Eglantinën në syrin tim dhe kërcënimet që mora nga Faiku!

TIRANË- Më 9 qershor 2018 rrëfimi i dëshmitarit okular të krimit makabër, ka zbardhur me detaje të gjithë skenën e krimit, se si u ekzekutua Eglantina Buci nga vëllai i saj Shkëlzen Buci. Pavarësisht kërcënimeve që kishte marrë nga babë e bir, dëshmitari ka marrë "guximin"  dhe ka hedhur dritë mbi vrasjen e Eglantina Bucit.

Ka qenë ora 13:00, data dhe muaji nuk i kujtohet, takimi ka ndodhur në vendin e quajtur "Ish- Lapidari", në makinën tip "Golf 2", në sediljen e parë ishte ulur Eglantina, shofer ishte Shkëlzeni, ndërsa dëshmitari është ulur në sediljen e pasme. Shkëlzeni i kishte premtuar se thjesht do të pinin një kafe të shpejtë dhe asgjë më shumë, por nuk ndodhi kështu. Shkëlzeni ka marrë rrugën në drejtim të "Qafës së Mollës" dhe ka vijuar gjatë gjithë kohës duke i bërë presion me pyetje të ndryshme. Këtu Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk shkonte, prandaj, i ka kërkuar dëshmitarit që ta shpëtonte. "Foli Shkëlzenit se mos më banë ndonjë gjë se nuk është në terezi fare", mësohet t'i ketë thënë Eglantina dëshmitarit. Ky i fundit i ka dhënë fjalën se nuk do i ndodhte gjë, por nuk arriti ta mbante. "Tregoji çfarë ke për t'i treguar se nuk të bën gjë", i tha thënë ai, por në këtë momente Shklëzeni i ka kërkuar që "të mos ndërhynte". Shkëlzeni është larguar 50 m larg makinës, ndërsa dëshmitari ka qëndruar aty duke pirë cigare. Nga larg ai ka kuptuar që vëlla e motër po debatonin dhe më pas ka parë që nga pjesa e pasme ka nxjerrë pistoletën, që nuk e dinte se e kishte pasur me vete. Britma e Eglantinës "Ndihmë" i ka tërhequr vëmendjen, por aty Shkëlzeni ka qëlluar direkt me një plumb në fytyrë dhe një tjetër që nuk ka mundur dot ta shohë për shkak të lëvizjes.

Më pas të dy, dëshmitari dhe Shkëlzeni janë futur në makinë, kanë ecur 10 m dhe më pas janë ndalur sërish. Aty Shkëlzeni ka marrë nga makina një thes të zi, dhe është rikthyer më pas sërish në vendin e ngjarjes, por dëshmitari nuk e ka shoqëruar dhe nuk e ka parë se çfarë e ka ndodhur. Ky moment është zbardhur më vonë, ku u mësua se Shkëlzeni e ka groposur trupin e pajetë të motrës, për të humbur gjurmët.Pas ngjarjes, Shkëlzeni është ndalur në një kafe afër në Qafë Mollë ku ka blerë cigare, ndërsa dëshmitari duke qenë se nuk është ndjerë mirë, pas gjithë asaj skene ka shpëlarë fytyrën dhe më pas, kanë larë makinën në një lavazh dhe janë nisur për të takuar babanë, Faikun te Pazari i Ri ku kishin dhe një dyqan. Sikur të mos mjaftonte e gjithë skena që kishte parë, ai është përballur edhe me kërcënimet nga babë e bir.

“Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”, i ka thënë Shkëlzeni. Aty ka ndërhyrë babai duke i thënë "Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Takimi mes tyre ka zgjatur 30 minuta, ku fjalia që ka thënë dëshmitari ka qenë "Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”. Nga krimi makabër, babë e bir nuk ishin aspak të penduar. madje referuar rrëfimit të dëshmitarit, Faiku i kishte thënë se "ishte pak ajo që i kishin bërë". “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”, i ka thënë Faiku- dëshmitarit.

Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur 1-2 vite më parë. Policia është kthyer në vendin e krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës. Një pjesë të trupit të Eglantinës ishte e djegur, për të cilat ekspertiza thotë se mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes.  Hetimet vijuan për mëse një vit, për t'u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç "se Shkëlzeni që ishte në burg për një tjetër çështje kishte vrarë motrën", bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas krahasimit të bërë me pështymën e nënës Nafije, ka rezultuar se këto eshtra i përkasin Eglantinës.

Ora 14:45
'Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur'/ Kërcënimet që babë e bir i bën dëshmitarit: Eglantina e kishte pak dhe ta varje në mes të sheshit

Ndryshe nga Shkëlzeni, dëshmitari nuk e ka përjetuar aspak mirë krimin e ndodhur në sy të tij. Ai është shfaqur i shqetësuar, kanë pirë një kafe për të mbledhur veten, por e ka pasur të pamundur. Por sikur kjo të mos mjaftonte, ai është përballur edhe më kërcënimet që Shkëlzeni dhe Faikut i kanë bërë që të mos tregonte asgjë përndryshe do e pësonte te familja e tij. Për Faikun, Eglantina e kishte pak vrasjen. Sipas tij, ajo e kishte pak edhe që të varej me litar në mes të sheshit "Skëndërbej".

"Pas disa minutash Shkëlzeni ka vajtur sërish te mjeti pa qesen, të cilën ai e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur përsëri në drejtim të mjetit dhe janë kthyer në drejtimin për në kthim. Te një lokal përballë repartit ushtarak të Qafë Mollës, lokal i cili njihet me emrin “Lokali i Liries”, Shkëlzeni ka ndaluar mjetin dhe ka hyrë brenda për të blerë cigare, ndërsa ai dëshmitari ka zbritur dhe ka shpëlarë sytë pasi nuk ndihej mirë. Pasi Shkëlzeni ka blerë cigaret, kanë hipur në mjet, ku në këtë moment ai dëshmitari ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit. Kanë vazhduar rrugën dhe kanë ndaluar në një lavazh në Porcelan, ku Shkëlzeni futi makinën për të larë dhe kanë pirë kafe ngjitur me lavazhin. Gjatë rrugës në kthim ai dëshmitari nuk ka bërë asnjë lloj bisede me Shkëlzenin, për shkak të frikës që ka pasur edhe për veten e tij", thuhet në dosje.

Pasi kanë larë automjetin dhe kanë pirë kafe, Shkëlzeni është drejtuar për te Pazari i Ri, ku ka ndaluar makinën anash me dyqanin e tij dhe ka takuar babanë e tij, Faikun. Ka biseduar me babanë dhe më pas Faiku ka vajtur tek automjeti dhe i ka kërkuar të zbresë dhe të zbresë dhe të shkonte te dyqani i tyre të pinte kafe. Ka shkuar brenda në dyqanin e fruta-perimeve dhe kanë qenë të tre, Faiku dhe Shkëlzeni, i cili i ka porositur kafet te lokali përballë.

Kur kanë qenë duke pirë kafe, Shkëlzeni i ka thënë dëshmitarët fjalët: “Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”. Në këtë moment ka ndërhyrë babai i tij Faiku, i cili i është drejtuar dëshmitarit me fjalët: “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Gjatë kësaj kohe që ata kanë qëndruar së bashku rreth 30 minuta në dyqanin e tyre, Shkëlzeni me Faikun kanë vazhduar duke i bërë presion për të dhe familjen, deri sa ai në një moment u ka thënë: “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”, pasi Faiku disa herë e ka përsëritur shprehjen: “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”. Në momentin që dëshmitari është çuar dhe ka dalë nga dyqani, Faiku i i është drejtuar me fjalët: “Vëri gishtin kokës”. Më pas ai është çuar nga dyqani i tyre, ka marrë makinën e tij dhe është nisur në drejtim të Laknasit për të marrë bashkëshorten e tij, ku gjatë rrugës rreth 50 metra sa ka kaluar shkollën e Domjes, duke qenë i tronditur nga ngjarja, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Më pas këtë automjet e ka shitur pas disa muajsh në një servis në Laknas. Po kështu ai është takuar thuajse çdo ditë për arsye të punës me Shkëlzenin dhe sa herë ai (Shkëlzeni) e shikonte të tronditur, i thoshte: “Mblidh mendjen dhe mos e mbaj mendjen atje”, thuhet në dosje.  

Ora 14:41
Dëshmitari okular në vrasjen e Bucit: I thashë tregoji të gjitha se s'të bën gjë...por e vrau! Biseda e fundit vëlla e motër para vrasjes

Dëshmitari okular i ngjarjes ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhejn e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Në dosjen e plotë që Shqiptarja.com ka zbardhur, dëshmitari ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes.

Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitarit që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t'i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu.

"Një ditë që ai është interesuar t’i marrë makinën tip “Golf 2” me ngjyrë të bardhë Shkëlzenit, ka komunikuar me telefon me Shkëlzenin dhe ai i ka thënë që të dilte te kafe “Molla” afër shtëpisë së tij dhe e ka ftuar për të pirë kafe. Ka qenë orari rreth drekës, rreth orës 13:00. Mban mend se ka qenë periudhë vere, por muaji nuk i kujtohet. Ka dalë te kafe “Molla” dhe aty ka ardhur Shkëlzeni. Janë takuar te vendi i quajtur “Ish-Lapidari”, tek IKV-ja, me automjetin e tij tip “Golf 2” me ngjyrë të bardhë. Aty ka parë se në automjet, në sediljen e parë të pasagjerit, ishte ulur Eglantina. Ai ka hipur në automjet dhe është ulur në sediljen e pasme të tij. Në këtë moment Shkëlzeni i ka thënë se do të shkonin të pinin kafe dhe se nuk do të vonoheshin shumë. Kanë marrë rrugën në drejtim të malit të Dajtit. Nga momenti që kanë kaluar Guroret dhe janë kthyer majtas në drejtim të Qafë Mollës, rruga ka zgjatur rreth një orë deri te vendi ku Shkëlzeni ka ndaluar automjetin. Gjatë gjithë rrugës Shkëlzeni vazhdonte t’i bënte presion Eglantinës me pyetje të ndryshme. Shkëlzeni ka vazhduar rrugën në një rrugë të paasfaltuar dhe në një vend me pisha, Shkëlzeni ka ndaluar makinën në anë të rrugës. Ka zbritur i pari Shkëlzeni, më pas ka zbritur edhe Eglantina dhe të dy së bashku janë drejtuar poshtë në një lëndinë ku debatonin gjatë rrugë dhe në anën e djathtë të lëndinës ku ishin duke ecur, kishte pisha të larta. Kanë ndaluar në një distancë rreth 50 metra larg automjetit, ndërsa ai ka zbritur nga automjeti për të pirë cigare para mjetit. Gjatë kësaj kohe Shkëlzenit i bie telefoni që ai kishte lënë në makinë, nuk i kujtohet nëse ishte mesazh apo thirrje dhe e ka marrë telefonin që t’ia çojë Shkëlzenit. Kur ka arritur te vendi ku ata po bisedonin, i ka dhënë telefonin Shkëlzenit, por ai e ka parë dhe e ka futur në xhep. Në këto momente Eglantina i është drejtuar atij dëshmitarit me fjalët: “Foli Shkëlzenit se mos më ban ndonjë gjë, se nuk është në terezi fare”. Ai dëshmitari i është përgjigjur Eglantinës: “Tregoji ça ke për të treguar se nuk të bën gjë”, duke menduar se nuk i shkonte mendja për asgjë të keqe. Në këtë moment Shkëlzeni i ka thënë: “Mos ndërhy ti” dhe i ka kërkuar të largohej dhe të priste tek automjeti. Ai ka shkuar tek automjeti dhe ka parë që ata vazhdonin të debatonin, si edhe janë acaruar me tone të larta. Në një moment ka parë që Shkëlzeni ka nxjerrë nga pjesa e pasme një armë zjarri pistoletë, nga fundshpina e tij, armë ë cilën ai nuk e kishte parë ta kishte me vete dhe për shkakun se ka qenë gjithë rrugës në sediljen e shoferit dhe kur ka dalë ka pasur të veshur një xhubkos të lehtë. Në këtë moment Shkëlzeni ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar Eglantinës dhe Eglantina ka bërtitur me të madhe: “Ndihmë!” dhe në këto momente ai e ka qëlluar me armë. Ka parë se Shkëlzeni e ka qëlluar dy herë me armë Eglantinën, kur ajo ishte në këmbë, e ka parë fare mirë që një herë e qëlloi në pjesën e fytyrës, kurse goditjen tjetër nuk e ka parë se në çfarë vendi e ka qëlluar, për shkak të lëvizjes që ata bënë pas lëvizjes së parë. Në këtë moment Shkëlzeni ka vajtur te automjeti, i ka kërkuar dëshmitarit të hipte në sediljen e pasme dhe Shkëlzeni ka hipur në timon dhe ka kthyer makinën. Ka ecur rreth 10 metra dhe ka ndaluar sërish makinën, ka nxjerrë diçka nga poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, ku kishte diçka të mbështjellë me një qese plastike, së bashku me qesen ka zbritur nga mjeti dhe ka shkuar sërish te vendi ku kishte qëlluar Eglantinën. Dëshmitari nuk ka dalë nga makina për të parë se çfarë veprimesh po kryente. Pas disa minutash Shkëlzeni ka vajtur sërish te mjeti pa qesen, të cilën ai e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur përsëri në drejtim të mjetit dhe janë kthyer në drejtimin për në kthim. Te një lokal përballë repartit ushtarak të Qafë Mollës, lokal i cili njihet me emrin “Lokali i Liries”, Shkëlzeni ka ndaluar mjetin dhe ka hyrë brenda për të blerë cigare, ndërsa ai dëshmitari ka zbritur dhe ka shpëlarë sytë pasi nuk ndihej mirë. Pasi Shkëlzeni ka blerë cigaret, kanë hipur në mjet, ku në këtë moment ai dëshmitari ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit. Kanë vazhduar rrugën dhe kanë ndaluar në një lavazh në Porcelan, ku Shkëlzeni futi makinën për të larë dhe kanë pirë kafe ngjitur me lavazhin. Gjatë rrugës në kthim ai dëshmitari nuk ka bërë asnjë lloj bisede me Shkëlzenin, për shkak të frikës që ka pasur edhe për veten e tij", thuhet në dosje.

Ora 14:05
U kërkua ekspertizë ADN-je në Gjermani/ Universiteti Halle refuzoi, analizat u kryen në Kosovë! Pështymë nga nëna për krahasim

Për të zbardhur ngjarjen makabre të vrasjes së Eglantina Bucit, prokuroria e Tiranës në datën 8 janar 2019 i ka kërkuar ndihmë juridike autoritete të drejtësisë Gjermane, ku është dashur që të kryhen analizat mjeko-ligjore pranë Universitetit Halle.

Mirëpo në 10 maj 2019, autoritet Gjermane kanë dërguar përgjigje në adresë të prokurorisë së Tiranës, ku tregonin se e kishin të pamundur për t'u aktivizuar në këtë ekspertim mjeko-ligjor të eshtrave të gjetura në Malin e Dajtit. Mandej prokuroria i ka kërkuar ndihmë për kryerjen e ekspertizës së ADN-së, ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Vendimi për kryerjen e kësaj ekspertize është realizuar në 7 maj 2020. Në 27 gusht 2020, është arritur të administrohet një përgjigje nga pala Kosovare, e cila konfirmonte se eshtrat i përkisnin një kufome të seksit femër, por pa përcaktuar kohën e vdekjes dhe moshën e viktimës.

Në shtator 2020 është thirrur nëna biologjike, e Eglantina Bucit, Nafije Deda, e cila ka dhënë me dëshirën e saj një kampion pështyme. Në 4 shtator, policia dhe prokuroria kanë konfirmuar se profile gjenetik i pështymës përputhet me eshtrat e gjetura në malin e Dajtit, ku ka një përputhje të plotë nënë-bijë.

Ora 13:59
Rrëfimi i nënës së Eglantina Bucit: 8 vite më parë vajza erdhi më takoi, qëndroi 2 ditë me mua, s'e pashë më

​​​​​Rreth viteve 2003-2004 ka qenë kontakti i fundit që nëna, Nafija ka pasur takimin e fundit me vajzën e saj Eglantina Buci. Eglantina ka shkuar dhe e ka takuar nënën e saj që jetonte te daja, pas ndarjes nga babani në 1990. Ajo ka qëndruar 2 ditë në atë shtëpi dhe nga ai moment, referuar dëshmisë së nënës, nuk ka ditur asgjë për fatin e vazjës.

"Prej vitesh banoj me vëllanë Xh.D në Laknas të Tiranës. Jam divorcuar nga ish-burri Faiku që në vitin 1990. Me Faikun kam 4 fëmijë, Shkëlzen Buci,Elona Buci, Eglantina Buci dhe Ardjan Buci, i cili ka vdekur në vitin 2017 nga një sëmundje e rëndë. Pas divorcit kam marrë mbiemrin e vajzërisë. Fëmijët kanë qenë në kujdestarinë e Faikut. Djali Shkëlzen Buci, ndodhet në burg prej vitit 2017, për vrasje, por nuk di më shumë për të. Vajza Elona Tufa Buci është e martuar dhe banon me familjen e saj në Babrru. Për vajzën tjetër, Eglantina Buci, nuk kam asnjë dijeni prej më shumë se tetë vjetësh, diku nga viti 2011-2012. E kam takuar për herë të fundit para rreth 8 vjetësh, kur Eglantina erdhi tek shtëpia në Laknas dhe ka qëndruar për dy ditë. Nuk e di  se ku ndodhej Eglantina dhe çfarë bëhet me të. Kam folur dhe me vajzën tjetër Elonën, por sërish edhe kjo e fundit nuk ka qenë në dijeni për fatin e motrës së saj", mësohet të ketë thënë nëna.

Ora 13:45
I penduari i drejtësisë: Shkëlzeni shofer më dha unazë gjoja t'i propozoja, Eglantina pasagjere...Makina u çua në lavazh pas krimit!

Në dëshminë që mban datën 19 janar 2019, shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit ka rrëfyer me detaje mbi marrëdhëniet që kishin babë e bir me Eglantina Bucin. Kjo e fundit ishte fejuar me një djalë që nuk e donte, dhe më pas pasi kishte marrë një sasi lekësh nga shtëpia e saj kishte ikur me djalin që ajo donte. Ky i fundit, kishte një dyqan ushqimore pranë shtëpisë ku jetonte Eglantina. Ai tregon se Shkëlzeni e kishte "përdorur" atë që të bënte për vete Eglantinën, madje edhe i kishte dhënë unazën që t'i propozonte, por më pas hoqi dorë nga kjo "lojë" pasi po i shkaktonte probleme në familjen e tij.

"Para rreth 5-6 vitesh në afërsi të Qafë Mollës – Dajt , Shkëlzen Buci ka vrarë me armë zjarri pistoletë motrën e tij, Eglantina Buci. Deri tek vendi i vrasjes Shkëlzeni e ka çuar motrën e tij me automjetin tim. U takova me Shkëlzenin dhe Eglantina Bucin tek rrethrrotullimi i autobusëve tek IKV, dhe prej andej vazhduam rrugën në drejtim të malit të Dajtit. Shkëlzeni i jepte makinës, Eglantina ishte pasagjere në sediljen e parë, dhe unë mbrapa. Pas ngjarje, shkuam në një lavazh në rrugën “Xhanfize Keko” për të larë makinën

Shkëlzen Bucin e kisha shok. I dija problemet e tij me motrën, por edhe të babait Faik Bucit. Eglantina ka marrë një sasi lekësh nga banesa dhe ishte larguar, si dhe Eglantinën e kishin fejuar pa dëshirën e saj, i vëllai dhe babai. Në kohën që Eglantina ka qenë e fejuar, nuk e donte këtë djalë dhe pasi ka marrë paratë nga shtëpia, është larguar me djalin që dashuronte, i cili kishte një dyqan ushqimor pranë shtëpisë se Eglantinës.

Pasi është larguar nga banesa, pas disa kohësh, policia zbuloi vendndodhjen e Eglantinës dhe e shoqëruan në komisariatin e Kamzës. E çova Faikun dhe nusen e tij, L.Buci (njerkën e Eglantinës) në Komisariatin e Kamzës. Shkëlzeni erdhi më vonë në komisariat pasi kishte punë. Unë me njerkën e Eglantinës qëndruam në lokal. Pas rreth një ore Faiku me Shkëlzenin dolën nga komisariati ndërsa Eglantinën e shoqëroi policia në një qendër rehabilitimi, me sa më kujtohet, në Linzë. Më tej ata vazhduan gjyqet me djalin që u largua Eglantina, por edhe personat e tjerë që ishin të përfshirë në largimin apo shfrytëzimin e saj. Një herë gjatë zhvillimit të gjyqit, Faiku e ka kërcënuar Eglantinën duke i kërkuar llogari për shumën e lekëve që i kishte marrë nga shtëpia. Isha i pranishëm kur Faiku bëri këtë bisedë me Shkëlzenin. Gjatë kësaj kohe Faiku dhe Shkëlzeni lëviznin me makinën time dhe prandaj kam qenë i pranishëm në çdo bisedë që ata bënin.

Më pas, nga Shkëzeni mësova se Eglantina ishte larguar nga qendra e rehabilitmit dhe qëndronte tek xhaxhai i saj në Babrru. Gjatë kësaj kohe, Shkëlzeni më propozoi që të lidhesha me Eglantinën me qëllim që ajo të afrohej me të shtëpisë së saj. Shkëlzeni më dha numrin e telefonit të Eglantinës dhe fillova të flisja me të dhe e takova për herë të parë, të vetme. Ndërsa herën e dytë ajo ka marrë në takim edhe xhaxhain e saj ku u takuam në një lokal tek Fresku.

Herën e tretë u takuam në rrugën e Dibrës përballë “Shkollës së Bashkuar” ku i dhashë Eglantinës një unazë, që më parë ma kishte dhënë Faik Buci, që gjoja të fejohesha me të.

Pas disa kohësh duke qenë se Eglantina më shqetësonte në telefon në orët e vona të natës si dhe kanë filluar që të kërkonin banesën time duke qenë se nuk doja që të rrezikoja familjen pasi jam i martuar, iu shkëputa marrëdhëniet me Eglantinën. Shkëlzeni dhe Faiku debatuan me xhaxhain sepse pse e mbante Eglantinën në shtëpinë e tij. Te kafe "Europa" janë takuar Eglantina, Faiku dhe Shkëlzeni. Djali me të cilin ishte larguar Eglantina pasi ajo kishte marrë lekët nga shtëpia si dhe një djalë tjetër me emrin "Visi" i cili ishte shoku i të dashurit të Eglantinës. Nga Shkëlzeni kam mësuat se takimi ishte bërë me qëllimin që personi të pranonte fejesën me vajzën dhe familja ta pranonte këtë fejesë", mësohet të ketë thënë ai.

Ora 13:25
'Njëri nga zagarët po nuhaste një vend ku kishte një kafkë njeriu', zbardhet dëshmia e gjuetarit që gjeti eshtrat e Eglantina Bucit

Report TV ka zbardhur dëshminë e plotë të gjuetarit i cili ka gjetur eshtrat e Eglantina Bucit në 13 shator 2012.

"D.Ç: Më 13 shtator 2012 isha për gjueti në malin e fshatit Fag, pata me vete dy zagarë. Njëri prej tyre po nuhaste në një vend ku kishte një kafkë njeriu. Aty kishte dhe disa eshtra. Njoftova menjëherë policinë", mësohet të ketë thënë gjuetari.

Ora 13:15
'Bluze bezhë e grisur, e djegur në trup', çfarë u gjet nga Eglantina Buci në 21 shtator 2012 në Malin me gropa

Në dosjen e plotë që Report Tv ka zbardhur, zbulohet ekzatësisht se çfarë u gjet në Malin me Gropa nga policia, teksa theksohet se eshtrat e saj janë gjendur 2 vjet pasi është masakruar. Ajo që nuk dihej është se në trupin e saj janë gjetur shenja djegieje, për të cilat ekspertiza thotë se mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes.

"Eshtrat gjenden në Malin Fag, fshati Fag, Shëngjergj: Një kafkë (pa nofullën e poshtme) kocka të njërës shpatull, tre kocka të njërit prej ekstremiteteve të sipërme të cilat janë të lidhura mes tyre me pak mbeturina indesh të buta, të thara, një gjysmë e nofullës së poshtme me 5 dhëmbë, dy dhëmbë që u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Më 21 shtator në pyllin me Pisha pranë Malit Fag u bë kontroll me qen të stërvitur, u gjetën: Një bluzë ngjyrë bezhë e grisur, e djegur pjesërisht, një kockë e njerës anë të bacilit, një klavikul, një pjesë kocke diafazë e gjatë, një tufë flokësh. Eshtrat i përkasin një njeriu të vetëm, seksi femër rreth 30 vjeç. “Në eshtra u konstatuan kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara kryesisht nga veprimi pas vdekjes i faktorëve të ndryshëm shkatërrues, pa u përjashtuar shkaktimi i tyre eventualisht para vdekjes me mjete të forta mbetëse, po kështu u vunë disa shenja djegieje, që mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes”, thuhet në dosje.

Vdekja e Bucit ka ndodhur 1-2 vjet më parë (koha e vdekjes e vështirë të përcaktohet e saktë)

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Theresa: 11/09/2020 22:16

    Komplet Familia mbeturina Turke! Ngjarje e po këtijë lloi egzagt ka ndodhur në mes të Berlinit. Mbasi e vrau të Motrën Vëllai tha: Lava Nderin e Families! Pse? Sepse e Motra vishej si Gratë Gjermane!!!??? Idiota të çmëndur!

    Përgjigju
  • BBC: 11/09/2020 18:20

    Ndyresirat shqipfolese me gjak turku

    Përgjigju
  • vjosa: 11/09/2020 17:22

    FAMILJE KRIMINELESH DHE BUDALLENJSH,,,,i zgjidhin punet me arme ,,,kur shume bukur mund te mbaronin pune me llafe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?