Makina luksoze nga BE në Shqipëri, Report Tv zbardh skemën si 'u trafikuan' 7 mjetet, merreshin me qira në Gjermani dhe u denoncuan të vjedhura

18 Shtator 2022, 10:44| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 11:59

  • Share

Report Tv zbardh skemën si u trafikuan 7 mjetet e sekuestruara në Shqipëri. Mjetet me qira sapo hynin në Shqipëri nga Morina dhe Qafë Thana i deklaronin të vjedhura. Mjetet e sekuestruara do t'i kthehen kompanive, të cilat i kanë dhënë me qira e i denoncuan të vjedhura

Report Tv zbardh skemën se si u trafikuan 7 mjete luksoze në Shqipëri të cilat u sekuestruan nga policia në kuadër të operacionit ‘Luxury’. Këto mjete merreshin me qira në vendet e BE, kryesisht në Gjermani. Shtetas kosovar e maqedonas i merrnin me qira. Mjetet vinin nga Morina dhe Qafë-Thana. Çaktivizonin GPS dhe sapo kalonim kufirin duke hyrë në tokën shqiptare i deklaronim të vjedhura.

Këto mjete më pas kalonim më procesin e falsifikimit të shahisë ku numri 9 bëhej 8 dhe 0 bëhej 6 në të shumtën e rasteve ose ndryshohej një deri në 2 gërma. Me kontratë shitblerje mjetet shiteshin pasi ishin targuar për një çmim 30 deri në 40 % më pak se vlera reale.

Të proceduar penalisht nga policia kriminale dhe sektori trafiqeve edhe blerësit e mjeteve pasi rezulton se ishin ne dijeni se mjetet kishin probleme dhe s’mund të dilnin jashtë shtetit. Mjetet e sekuestruara do ti kthehen kompanive të cilat i kanë dhënë me qira dhe i kanë denoncuar të vjedhura.

Gjatë operacionit ‘Luxury’ policia arrestoi shtetasin Klaudio Begaj për të cilin ka hetuar në lidhje me modifikimet e shasisa. Operacioni vazhdon e sipas policisë kjo skemë rezulton se përdoret prej 5 vitesh dhe në Shqipëri dyshohet të jenë futur mbi 200 mjete luksoze. Disa muaj më parë është zhvilluar një operacion i ngjashëm. Aktualisht në gjykatën Penale Tiranë po zhvillohet masa e sigurisë për Klaudio Begaj 52 vjeç.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sakipi: 19/09/2022 05:56

    Po hetimi doganor Çfare ben apo kto nuk kame kaluar nga dogana por nga ajri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?