Sociale
Drejt Punës

Reportazh/ Në Maliq me fermerët që kultivojnë kokoçelin: Puna nis në 5 të mëngjesit, mbaron në 11 të natës! E tregtojmë jashtë shtetit

17 Korrik 2021, 21:25| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 20:01

  • Share

MALIQ- Njihet si kokoceli ose lule ciani dhe vitet e fundit në fushat e juglindjes po kultivohet gjerësisht. Vetëm në fshatrat e Bashkisë së Maliqit nga 230 ha sipërfaqe toke me bimë medicinale, 110 prej tyre janë të mbjella me lule ciani. Pjesa dërrmuese e banorëve të kësaj zone, ekonominë e tyre e kanë përqendruar te kultivimi i bimëve medicinale.

Herët në mëngjes, banorët i gjen në mes të fushave piktoreske. Shpejtojnë, mes temperaturave të larta, për të mbledhur sa më shumë lule dhe largohen në mbrëmje. Një punë e lodhshme, që do mund dhe përkushtim, por për këta banorë mbetet alternativa më e mirë për të mbajtur familjen e tyre.

Gjatë viteve ata tregojnë se çmimi ka ardhur në rënie nga 1000 leke/kg ,për ketë vit ka shkuar 5 mijë lekë çka nuk premton përfitime të mëdha.

"Kam rreth dy vite që kultivoj këtë bimë medicinale. Interesi im është për të mbajtur familjen dhe të ngelemi të kënaqur d.m.th. me këto që mbjellim, mirëpo është një gjë që duhet të hapen edhe sipërfaqet e tjera për të mbjellë këtë lloj bime. Ne i mbledhim këtu te pikat e grumbullimit në fshat, në zonat tona.

Dhe më pas?
Dhe më pas kjo tregtohet jashtë shtetit, në Gjermani, në Francë, në Itali.
Kur e filloni punën? Në çfarë ore?
Puna fillon në orën 5 e gjysmë të mëngjesit dhe mbaron në orën 11 të drekës, zakonisht. Kjo mbillet me farë ose me filiz. Shpenzimet janë të mëdha sepse ndikon edhe filizi, ndikon edhe fara. Farat kanë shpenzimet e tyre. Që në orën 6 të mëngjesit kemi dalë, kemi ardhur këtu, po punojmë. Tani, të shkojë ora 10 e gjysmë – 11, do të ikim në shtëpi. Pastaj do të vijmë përsëri pasdite.
Sa vite keni ju që e mbillni këtë lloj bime?
Po bëhen më shumë se 5-6 vite, ky djali. Vetë kam mbjellë 3 vite unë, nga 100-200 metra se e vetme jam. Ne në fillim punojmë tokat, pastaj bëjmë me diskim e me atë, edhe fillojmë të hapim vijat, i mbjellim me radhë. Pastaj do ta vaditim, do ta prashitim, derisa të vijë koha që ta mbledhim.

Prej sa vitesh e kultivoni lulen e cianit?
Lulen e cianit ne kemi mbi 7-8 vite, unë si person, të tjerët kanë shumë vite që e kultivojnë.

Ku keni dëgjuar për herë të parë për të, që e keni kutivuar?
Ne në fakt kemi mbi 25 vite, që unë jam i ardhur këtu në këtë fshat. E kemi kultivuar edhe në fshatrat malore lart, por e mblidhnim si bimë se mbinte vetë ajo në arat e grurit. E shkulnin që atje, e ndërronim arën që kishe dhe e mbillnin. Atëherë ishte 400 lekë kilogrami. Kure tani vijon që nga 2.800 lekë deri në 10.000 lekë të vjetër. Gjatë viteve ata tregojnë se çmimi ka ardhur në rënie me 10.000 lekë kilogrami. Për këtë vit ka shkuar 5.000 lekë, çka nuk premton përfitime të mëdha. Themi, shpresojmë të rritet pak çmimi se është gjithë kjo sipërfaqe dhe është gjynah të mos na japë kënaqësi si me çmimet, ashtu edhe me shpenzimet e punëtorëve dhe me gjithçka.

Sa shkon vlera e saj në treg, 1 kg lule ciani?
1 kg lule ciani shkon rreth 500-600 lekë të rinj. Po ca kohë kishte fitime, kurse këto 2 vite me 4, me 3, me 2 ka vajtur. Sivjet, deri me 7 na thonë, por më shumë s’e dimë. E pakta të shkojë deri në 8 jo më shumë. Tani po e ngritën, ne aq më mirë jemi.

Sa e lodhshme është kjo punë për ju?
E lodhshme është, por nga e keqja do ta bëjmë. Është e lodhshme, se duhet të rrish gjithë ditën me kurrizin të përkulur. Normale që është e lodhshme.

Sa shkon kilogrami i kësaj luleje në treg?
Po thonë me 5, me 6, me 4.

Si mendoni ju, a është ky çmim i leverdishëm për lodhjen që ju keni?
Po edhe i leverdishëm është, se vjet ishte më i ulët, ishte me 2.000 lekë kilogrami. Mbi 10 vite kemi që e kultivojmë.

Kur keni dëgjuar për herë të parë për të dhe si ju ka lindur ideja për ta kultivuar këtu?
Pas të tjerëve. Kemi parë të tjerët. Janë edhe pikat e grumbullimit këtu dhe kemi filluar edhe ne. Çmimi para 1 viti e gjysmë ishte shumë i mirë, ishte me 10.

Po vjet?
Vjet ishte dobët shumë. Kjo është edhe bio, pa pesticide. Normale që kur është pa pesticide detyrimisht duhet të jetë më shtrenjtë, është logjike. Në qoftë se kësaj i bie një sëmundje ose një insekt, jam i detyruar që ta lë në mëshirë të fatit, të mos prodhoj më. Nuk e justifikon çmimi se lodhja është shumë e madhe dhe çmimi është 3.500 lekë deri në 4.000 lekë të vjetër dhe nuk del llogaria, por ngaqë s’ke çfarë të bësh gjë tjetër dhe marrim sa të marrim me këtë.

Është i sigurt tregu për këtë bimë, pavarësisht çmimit?
Tregu nuk është i sigurt. Çdo njeri e mbjell kështu, të bëhet çfarë të bëhet dhe çfarë të dalë në fund.

Ju vetë, ku e çoni më pas, pasi e mblidhni?
E mbledhim, e thajmë, pastaj vijnë dhe e marrin ata që grumbullojnë lulet. Nga ana tjetër, grumbulluesi i bimëve medicinale Sulejman Meko shprehet optimist se çmimi këtë vit do të vijë në rritje, por fermerët, sipas tij, duhet të tregohen tepër të kujdesshëm në trajtimin e tyre.Vjet u dogjëm me pandeminë. Sivjet kërkojmë që të ketë ngritje çmimi edhe për ne, edhe për popullin, siç ishte parvjet apo para ca vitesh. Sivjet shikojmë që do të ketë lëvizje. Edhe populli do të kënaqet sivjet, se po shikoj që po marr lulen e cianit të bardhë me 600-700 lekë dhe them që do të ketë ngritje ciani. Do të ketë galandula ngritje, do të ketë mëllaga e zezë që ne i themi egjiptiane, do të ketë mëllaga e bardhë. Do të jetë shumë në ngritje. Sivjet unë e kam nisur grumbullimin e mëllagës egjiptiane me 1.000 lekë të rinj, 10.000 lekë, galandulën nga 2.000 lekë e kam vënë 3.500 lekë, d.m.th. që ka kërkesa Evropa dhe ne po punojmë se janë bio. Nisemi gjithmonë me bio", shprehen fermerët. 
 

Nga ana tjetër grumbulluesi i bimëve medicinale Sulejman Meko shprehet optimist se çmimi ketë vit do te vije ne rritje, por fermerët sipas tij duhet të tregohen tepër të kujdesshëm në trajtimin e tyre.

"Lulen e cianit, bluja, nuk ka kërkesa akoma, nuk na kanë ardhur çmimet, por për të kuqen e të bardhën 600-700 lekë të rinj, që po grumbullojmë aktualisht. Sipas Drejtorit të Bujqësisë, tregu për bimët medicinale është i sigurt ndërsa çmimi ka pësuar ndryshime për shkak edhe të pesticideve të panevojshme që përdorin fermerët. Bimët mjekësore zënë një peshë të konsiderueshme. Bimët e arave që kultivohen janë rreth 230 ha që kultivohen nga fermerët e Bashkisë së Maliqit dhe nga viti në vit ka pasur një rritje dhe një interesim të vazhdueshëm për shtimin e sipërfaqes së këtyre bimëve. Peshën më kryesore në kultivimin e bimëve mjekësore e zë lule ciani, mëllaga, hithra dhe bimë të tjera, si edhe qumështorja, që janë të përhapura në periferinë e fushës së Maliqit. Me këto bimë që kultivohen, arrijnë të realizojnë një fitim prej 500.000-800.000 lekë të vjetër për dynym. Puna sigurisht është e vazhdueshme, kërkon vëmendje, kërkon punë të përditshme në mbledhjen e luleve dhe në seksionimin e në ambalazhimin e këtyre bimëve. Peshën më të madhe e zë lule ciani, nga 230 ha rreth 110 ha e zë lule ciani. Është bima më e kërkuar. Ka pasur një çmim goxha të lartë, por vitin e kaluar pati një luhatje të çmimit dhe kjo qe nga mënyra se si vepruan tregtarët që grumbullonin këtë bimë. Kjo bimë dhe bimët mjekësore në përgjithësi, kërkojnë një vëmendje të vazhdueshme sepse duke qenë bimë mjekësore duhet të mos trajtohen me pesticide që janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Në këtë mes del një punë dhe një detyrë nga ana e specialistëve dhe e fermerëve, që të bashkëpunojnë, që të përdorin ato preparate që janë të certifikuara nga Bashkimi Evropian për t’u përdorur në këto kultura bujqësore”, tha Meko.

Sipas drejtorit të bujqësisë tregu për bimët medicinale është i sigurt ndërsa çmimi ka pësuar ndryshime për shkak edhe të pesticideve të panevojshme që përdorin fermerët.

“Kërkesat për këto bimë janë në rritje të vazhdueshme sepse i kërkon edhe tregu i jashtëm për eksport dhe nga shkalla e fitimit, krahasuar me kulturat e tjera bujqësore, ia vlen shumë që të kultivohen nga ana e fermerëve, por thashë që duhet të kenë parasysh teknologjinë e kultivimit, të mbledhjes, të trajtimit dhe të shërbimeve të vazhdueshme që kryhen nga ana e fermerëve.

Këto lule janë përdorur tradicionalisht për kura të ndryshme mjekësore, si për çrregullimet e veshkave, të fshikëzës dhe të mëlçisë. Kokoceli përdoret edhe për pastrimin e plagëve dhe trajton gjithashtu sëmundje të ndryshme të gojës dhe të konstipacionit. Ajo ka antioksidantë dhe veti antibakteriale, që e bëjnë atë të jetë efektive për mjaft sëmundje. Në fushën e Maliqit kultivohen larmishmëri bimësh medicinale, të cilat më pas eksportohen në vendet e Evropës”, tha Arben Dulellari

Këto lule janë përdorur tradicionalisht për kura të ndryshme mjekësore, si për çrregullimet e veshkave, fshikëzës dhe mëlçisë. Kokoceli përdoret  edhe për pastrimin e plagëve dhe trajton gjithashtu sëmundje të ndryshme të gojës dhe konstipacionit. Ajo ka antioksidandë dhe veti antibakteriale që e bëjnë atë të jetë efektive për mjaft sëmundje. Ne fushën e Maliqit kultivohen larmishmëri bimesh medicinale te cilat me pas eksportohen ne vendet e Europes.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bada B: 17/07/2021 20:40

    po pse nuk punojne edhe gjith naten, me i fjal 24 ore mbi 24, keshtu behen shembull idel i miserjes qe sundon ketu,pune po por duhet edhe me jetu o Zot

    Përgjigju
  • drini: 17/07/2021 19:47

    Respekt per keta njerez qe jane kaq punetore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?