VIP & Spektakël

Rep-pop/ Artistë që interneti i ndihmoi të bëheshin të njohur dhe talenti të shkëlqenin

19 Shtator 2021, 16:47| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 16:53

  • Share

Nuk ka rëndësi se si fillon të bësh realitet ëndrrat e tua, me rëndësi është rrugëtimi drejt destinacionit që gjithmonë arrihet me punë dhe përkushtim.

Shumë prej artistëve që sot i shohim me adhurim për punën dhe krijimet e tyre,  kanë qenë si NE, në kërkim të versionit më të mirë të vetes.Me një kitare në dorë dhe shpresën, shumë këngëtarë e kanë nisur karrierën e tyre përmes internetit.

7 vite përpara se të këndonte "Summer of Love", këngëtari Shawn Mendes ishte një djalë i ri që bënte video duke kënduar me kitare dhe i publikonte në youtube.  Pas dhjetëra videosh në internet, këngëtari arriti të merrte famë me publikimin e këngës ‘As long as you love me” të Justin Bieber.  E ndërsa dikur ka qenë adhuruesit i tij, sot Shawn dhe Bieber kanë bërë edhe një bashkëpunim së bashku.

Edhe meqenëse ra fjala te Justin Bieber, a e dini ju si e ka nisur karrierën ylli i pop-it? Në youtube, aty ku ai publikonte video duke kënduar këngët e tij të preferuara  Pikërisht përmes kësaj platforme, e dëgjoi rastësisht edhe producenti që e ndihmoi të realizonte këngën e tij të parë “One Time”. Sot Justin është në ndër këngëtarët më të suksesshëm të gjeneratës së tij.

Një tjetër këngëtar i cili e ka nisur karrierën përmes internetit është edhe i preferuari i të rinjve, The Weekend.  Për të riun me origjinë nga Toronto, gjithçka nisi 12 vjet më parë, ndërsa po bënte hapat dhe përpjekjet e tij për t’u bërë pjesë e industrisë. Artisti, i “maskuar” me emrin The Weekend, të cilin e mban deri më sot, e përdorte atë për të publikuar muzikën e tij në internet. *Efekt*  Ju desh vetëm 1 vit për të realizuar këngën e tij të parë, ndërsa sot artisti numëron 51 të tilla.

Këngëtari me flokët ngjyrë karrot, Ed Sheeran e nisi gjithashtu karrierën e tij të suksesshme përmes videove që publikonte në internet. I thjesht, me kitare dhe zërin e ngrohtë, ai u bë shpejtë i dashur për publikun që e dëgjonte. Sot Ed Sheeran është një nga artistët me këngët më të dëgjuara në histori.

Këto ishin disa prej artistëve që interneti i ndihmoi të bëheshin të njohur dhe talenti të shkëlqenin!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tigri da soggiorno: 14/01/2022 16:53

    Asht e vertet dhe pak e çuditshme ,duhet shumë përkushtim,punë , këmbëngulje por sipas meje edhe shumë fat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?