Lifestyle

REP-POP/ Çfarë është lumturia?! Kur nëna ime qesh! Këngë të dedikuara dashurisë së nënës

10 Tetor 2021, 12:00| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 12:15

  • Share

Për atë që të do pa kushte, për të palodhurën për shtyllën e vërtet të shtëpisë...nënën!

Sa poezi dhe fjalë për dashurinë supreme i janë kushtuar asaj, gruas që na solli në jetë, na edukoi dhe na tregoi rrugën... Çdo artist gjatë karrierës, i kushton ndjesi figurës më të rëndësishme të jetës edhe përse fjalët nuk arrin të përshkruajnë dashurinë për nënën. Shumë artistë shqiptarë përmes këngëve kanë përshkruar gjithçka që përmban fjala NËNË brenda saj.

Kënga e parë në listën tonë është ajo e reperit Noizy, “Mbretëresha ime”.  Me fjalë të thjeshta por me madhështinë që meriton, reperi ka shprehur përmes rreshtave dashurinë pa kushte që kanë mes tyre nëna me fëmijë.

Mozzik nuk i ka kushtuar nënës së tij vetëm një këngë por edhe gjithçka që ka arritur dhe krijuar deri më sot. Në këngën “Nana”, reperi ka përshkruar varfërinë ekstreme dhe sakrificat që kanë bërë prindërit e tij, për të mos i munguar asgjë.

Me zërin që të prek shpirtin, Aurela Gaçe ka kënduar “Nënë e imja nënë”. *efekt nënë e imja nënë ku ti gjej ca fjalë të ti them me këngë nënë e jo me vaj Duke e përshkruar si dritën e syve, Aurela në këngën e saj ngre figurën e nënës dhe e paralelizon me atë të zotit.

Silva Gunbardhi dhe Paro në vitin 2012 i kënduan me emocion marrëdhënies më të fortë dhe më të veçantë në botë, të nënës dhe të bijës. Në një duet të paharrueshëm “Nënë e bijë” është një këngë që i mbush sytë me lot çdo vajze.

Në fjalët prekëse të nënës, ndihet sakrifica që ka bërë për ta rritur vajzën dhe dhimbja për ikjen nga krahët e saj, pasi do të bëhet nuse.
Reperi Capital T ka krijuar dhe kënduar këngën “Fjalët e nënës”, përmes së cilës ka shprehur dashurinë që ndjen dhe fuqinë që i fal ajo. Nëna është për të gjitha forca më e madhe lëvizëse e dashurisë në bota, në fakt është krejt bota, pikërisht këtë ka shprehur edhe Capitali përmes këngës së tij.

Flori Mumajesi dhe The Dreams këngën “Dedikuar nënës” Sado vite që të kalojnë të gjithë jemi fëmijë përballë dashurisë dhe prekjes së nënës. Asaj i ka kënduar Flor Mumajesi dhe The dream me këngën “Dedikuar nënës” 

Nëna është vetë dashuria në formën e saj më të përsosur.  Çfarë është lumturi? Kur nëna ime qesh!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?