Nëse kujtoni se kjo është festa e fëmijëve dhe ëmbëlsirave, mendojeni edhe njëherë!
Halloween është dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave dhe errësirës!
Çdo 31 tetor të vitit, kunguj të ndriçuar, figura dhe kostume të shumëllojshme zbukurojnë qytetet e të gjitha vendeve në pritje të Halloween.
Nëse kjo ditë ju gjen në shtëpi dhe dëshironi të shijoni festën përmes një filmi që do ju emocionoj, jam unë këtu për t’iu bërë disa sugjerime.
Ndoshta me ikonikja në historinë e filmave, “Familja Adams” është nga ato që nuk të mërziten asnjëherë. Personazhe, efekte dhe ngjarje interesante, e bëjnë filmin “Adams Family” një nga më karakteristikët e kësaj feste.
Elementët komikë dhe romantikë nuk do t’iu mungojnë gjithashtu gjatë kësaj nate.
Tani bëhuni gati, do të kalojmë në një film horror të vitit 2017, i përshtatshëm për natën e Halloweenit, IT.
Në këtë film do të përballeni me frikën më të madhe të fëmijërisë suaj, Klounët.
Shtatë të rinj bashkojnë forcat për të ‘luftuar” makthin e tyre, i cili del nga kanalizimi çdo 27 vjet për të vënë në kurth fëmijët e qytetit.
A do të kapërcejnë të rinjtë frikën e tyre?
Nëse keni nevojë për relaks dhe argëtim atëherë filmi i animuar “Coco” është perfekt për të kaluar kohë me familjen tuaj.
Miguel një muzikat i ri plotë ëndrra, dëshiron të bëhet si idhulli i tij, Ernesto de la Cruz. Duke u përpjekur të ndjekë ëndrrën, Miguel e gjen veten në Tokën e të Vdekurve dhe nis një udhëtim ku mëson për familjen e tij.
“Coco” është një histori frymëzimi për të vegjël dhe të mëdhenj.
Një tjetër film i animuar por me tone më të frikshme këtë herë është “Monster House”, shtëpia përbindësh.
Historia rrotullohet rreth tre fëmijëve të cilët papritur zbulojnë se shtëpia e fqinjit të tyre është një përbindësh i gjallë që merr frymë *efekt* në këtë moment fillojnë peripecitë për grupin.
Nëse doni pak romancë ndryshe sot, atëherë duhet të zgjidhni “Eduard Scissorhands”.
Një shkencëtar krijoi Eduardin, një qenie njerëzore ndryshe nga të tjerat, por që ëndërron dhe dashuron njësoi si gjithë të tjerat. Kështu edhe Eduard ra në dashurin me Peg.
Por....a do të jetë kjo dashuri reciproke?
Këto ishin disa prej sugjerimeve për këtë natë të veçantë të vitit, ju duhet vetëm të merrni snack-un tuaj të preferuar dhe të shijoni emocionet.