Reshje shiu dhe rënie temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

8 Janar 2022, 07:25
  • Share

Sipas MeteoAlb, një sistem i fuqishëm vranësirash i vendosur në territorin shqiptar do të gjenerojë shira ku më të dendura shirat paraqiten në zonat perëndimore, here pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Orët vijuese sjellin ndërprerje të shirave duke bërë që intervale të shkurta kthjellimesh të ketë në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë shirat do të ri-shfaqen sërish në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rënie do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mestarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke sjelle ne brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?