Foto ilustruese

Kronikë

Reshje shiu në zonat veriore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

13 Maj 2021, 07:26| Përditesimi: 13 Maj 2021, 07:27

  • Share

Vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësia në gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb vranësira të shpeshta mbizotërojnë motin në territorin shqiptar gjatë orëve të para të ditës duke sjellë shira afatshkurtër në zonat veriore dhe qendrore ndërsa jugu vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Por pasditja dhe mbrëmja ri-kthejnë kthjellimet, situatë e cila mbetet deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë edhe reshje shiu, ndërsa në Europën Lindore do ketë edhe stuhi ere. Por brigjet e Egjeut do të mbeten me mot të kthjellët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?