Segmenti rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë është i pastruar edhe i lirë për qarkullimin e mjeteve nga reshjet e dëborës. Albanian Highway Concession, firma kontraktore e mirëmbjatjes së rrugës, u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në Rrugën e Kombit.
Reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, dje dhe sot, përfshirë dhe segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.
Aktualisht Rruga është në asfalt e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.
"Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar. Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet e përcjella në to! Të lëvizin me goma dimërore dhe prezencë zinxhirësh në makinë", apelon AHC.