Kronikë

Pranvera nuk ka mbërritur në qarkun e Kukësit, rinisin reshjet e dëborës, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugë

7 Prill 2021, 08:09| Përditesimi: 7 Prill 2021, 16:04

  • Share

KUKËS- Megjithëse jemi në muajin e dytë të pranverës reshjet e borës vijojnë të jenë prezent në zonën verilindore. Pranvera duket se akoma nuk ka mbërritur në Kukës.

Mëngjesin e sotëm në Kukës rinisën reshje të dendura të dëborës të shoqëruara me erëra të forta dhe ulje të temperaturave. Borë ka rënë edhe në zonat e thella malore të cilat janë nën pushtetin e borës prej ditësh pas reshjeve që ranë tre ditë më parë.

Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës përveç problemeve në qarkullimin normal të mjeteve në rrugë  sjellin dëme në bujqësi dhe pemëtari. Temperaturat e larta të ditëve të kaluara sollën çeljen e sythëve dhe lulëzimin e pjesës më të madhe të pemëve frutore në Kukës, por me reshjet e mëngjesit të sotme dhe tre ditëve më parë mundi i fermerëve është shkatërruar. 

Deri më tani nuk raportohet për probleme në rrugë, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët e zonave  të thella malore. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?