VLORË- Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Në disa zona, reshjet kanë qenë në formë rrebeshi. Report Tv sjell pamje nga Vlora dhe Berati, zona ku reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe problematika. Në Berat, është përmbytur rruga kryesore në Kuçovë. Uji është futur në nënstacionin elektrik dhe për pasojë disa banesa kanë mbetur pa energji elektrike. KESH dhe punonjësit e Bashkisë janë në terren.
Ndërkohë, reshjet e shiut kanë sjellë problematika edhe në Vlorë, ku disa rrugë kryesore të qytetit janë përmbytur. Zona si pranë stadiumit Flamurtari, në lagjen Pavarësia, por edhe në zonën e Skelës tashmë nën ujë. Probleme ka patur edhe në disa blloqe banimi pranë zonës së Albano dhe Rominës por edhe në disa zona të tjera të qytetit. Deri më tani nën ujë segmentet rrugore dhe automjetet Për momentin nuk rrezikohen banesa apo biznese.
Mbi situatën e krijuar në Maliq dhe Korçë, janë angazhuar si pjesë e emergjencave civile, 200 punonjës dhe 32 mjete të tonazhit të rëndë. Situata momentalisht e qetë, por vijojnë reshjet e shiut.
Nga reshje të dendura të shiut sot u përfshi edhe Tirana. Ky mot me reshje dhe i paqëndrueshëm vijon që prej ditës së djeshme, ndërsa sipas specialistëve të mot do të na shoqërojë edhe ditën e nesërme.