Kronikë

Reshjet e dendura të shiut përmbysin rrugët në Kukës, probleme edhe në akset nacionale për shkak të rrëshqitjes së dherave

20 Shtator 2021, 08:10| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 08:59

  • Share

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Kukës, duke përmbytur rrugët.

Për pasojë ka probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve, ndërsa uji po vërshon edhe në rrugët kryesore e të brendshme të qytetit.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në rrugët nacionale nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve. Prej tre ditësh Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke sjellë probleme në qytet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?