Berisha dhe Paloka

Revolta qesharake e ‘Foltores’, pse u arrestua Vangjush Dako

7 Qershor 2023, 10:49| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 10:50

  • Share

Arrestimi i Dakos është një goditje e fortë kundër qeverisë së Ramës, të cilit, shokët më të mirë po ia merr burgu. Dako është një ndër investimet kryesore të Edi Ramës në menaxhimin e resurseve korruptive, kriminale dhe elektorale në Durrës. Humbja e tij është pa dyshim një goditje për qeverinë.

Qesharake është të shohësh zërat nga Foltorja që kërkojnë ta zhbëjnë efektin e kësaj ngjarjeje. Ata po e trajtojnë gjithçka si propagandë të qeverisë duke thënë se Rama po bën spektakël me burgje. Sipas tyre, ndonëse fajtorë, të arrestuarit janë viktima të nevojës që qeveria ka për kurbanë propagandistikë për të dalë sikur po lufton korrupsionin. Kjo është krejt pa sens, pasi burgu nuk mund të jetë një lojë politike dhe askush nuk hyn me qef në të, apo për hatër të klanit ku bën pjesë, pa qenë gjithçka një situatë e pashmangshme.

Me këto qendrime ata vetëm se po e ndihmojnë Ramën duke thënë pikërisht atë çfarë po thotë ai vetë: Që këto arrestime po bëhen me bekimin e qeverisë. Kryeministri po tenton ti paraqesë këto skandale si trofe të distancimit të tij prej korrupsionit, duke mos kursyer as të korruptuarit brenda vetes. Ai i brohoret arrestimet si produkt të drejtësisë së re që e ka bërë ai vetë. Pra mullinjtë e qeverisë po e marrin tashmë ujin nga opozita.

Në fakt, megjithë përpjekjet e Ramës për ta kapur SPAK-un, duket qartë që, pas arrestimeve, të cilat janë akoma të pakta në krahasim me çfarë duhet, qendrojnë amerikanët, të cilët poi a rrëzojnë qeverisë bashkëpunëtorët një e nga një. Përkundrazi, Rama i ka mbojtur me mish e me shpirt të gjithë ata që sot janë nëpër burgje, aq sa pak kohë më parë ai u ankua se prokuroria e re po godet vetëm qeverinë.

Përveç Ramës, këtu është në hall edhe Berisha. Atij po i bie alibia se SPAK-u kontrollohet 100 përqind nga Rama. Në fakt, të dy bashkë janë të interesuar që SPAK-u të dështojë, pasi të dy tremben se, një ditë, në një mënyrë apo një tjetër, do të jenë vetë në shenjestrën e tij.

Sigurisht, Rama sot kontrollon dhe ushtron presion të fortë mbi një pjesë të mirë të prokurorisë së re dhe shumë dosje sorollaten rrugëve, ndërsa akuzat mbeten tepër të vogla në raport me bëmat që ua dimë të gjithë. Por, gjithsesi Rama nuk kontrollon dot gjithçka, ndërsa presioni nga SHBA-të nuk mungon nga ana tjetër, çfarë përbën një kërcënim permanent për qeverinë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 12/06/2023 10:49

    Vangjushi u denua se ja futi me pllemb ambasadores amerikane ..e beri zap ameriken i mori 300 miljon popull perpara dakua ..trim mbi trimat lere pastaj bodigardet e ambasadores ja futen vrapit me te katra

    Përgjigju
  • xhemal: 07/06/2023 11:08

    Analiza e nje saliu te Vogel,thelle ne shpirt Jane te brengosur nga fitorja e rames qe shume prej tyre i Ka cmendur e nuk dine cfare thone..sa me shume te veproje drejtesia AQ me mire per qytetaret se do kete permiresim te jetes,administrim me i mire i pasurive e lekeve publike,permiresim i arsimit,shendetesise sherbimeve publike ,kjo ndikon edhe ne fuqizimin e rames..por pakica qorre ben vetem propogande boshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?