Të bëhet vettingu për 57 gjykatësit e parë dhe të ngrihet SPAK/ Ja kushtet e Gjermanisë për të hapur negociatat për Shqipërinë

22 Qershor 2018, 19:34| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 22:45

  • Share

Gjermania është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë në datë 28 qershor, por me disa kushte, të paraqitura nga Bundestagu përmes një projektrezolute me nëntë pika, ndër të cilët dy janë më kryesorët; Përfundimi brenda vitit i vettingut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët e parë dhe ngritja e SPAK-ut. Berlini kërkon ritëm më të shpejtë për të përfunduar procesin e rivlerësimit për 57 gjykatësit dhe prokurorët e gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë.

Nga 22 marsi deri më sot 22 qershor në sitën e vettingut kanë kaluar 16 subjekte ku më pak se gjysma e tyre e kanë kaluar kontrollin e pasurisë, figurës, anës profesionale dhe asaj morale. Pra kanë mbetur dhe 41 gjyqtarë dhe prokurorë që do kalojnë testin e vettingut me këtë ritëm finalizimi i procesit për 57 subjekte i bie të përfundojë në muajt shkurt ose mars të 2019.  Duke u bazuar në këtë kusht mund të flasim edhe për çelje negociatash për Shqipërinë në muajt mars ose prill të vitit të ardhshëm.

Në projektrezolutë theksohet se ngritja e (SPAK) “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” është me mjaft rëndësi për të luftuar krimin dhe korrupsionin.  Ndërkohë kujtojmë se ngritja e SPAK do bëhet pasi të plotësohen vendet vakante te Këshilli i Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga prokurorë e gjykatës që do kalojnë testin e vettingut.

Në KLGJ dhe KLP deri tani janë zgjedhur nga pesë anëtarë nga parlamenti, teksa duhet të zgjidhen edhe nga 6 anëtarë, respektivisht në të dy organet. Pra nga 41 gjyqtarët dhe prokurorët që do kalojnë Vettingun, duhet të jenë të paktën 6 gjyqtarë dhe 6 prokurorë, pasi në të kundër plotësimi i vendeve vakantë të KLGJ e KLP mbetet pezull.  Vetëm pasi të plotësohen me nga 11 anëtarë KLGJ e KLP nisin procedurat për ngritjen e organeve të SPAK.

Plotësimin e përfundimit të rivlerësimit të 57 gjykatësve dhe prokurorëve të gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë në kuadër të vetingut dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative. Të jetë angazhuar një strukturë speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK). Të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes pajisjes së tyre me numër të mjaftueshëm gjykatësish e prokurorësh të verifikuar

Dy nga pikat e projektrezolutës së Bundestagut gjerman për Shqipërinë

Por përveç dy pikave konkrete, në projektrezolutë kërkohet edhe reforma zgjedhore, rezultate të prekshme në reformën e administratës, luftën kundër drogës, liria e medias, respektimi i minoriteteve, etj. Projektrezoluta e Bundestagut kërkon që "nëse Shqipëria pas hapjes së negociatave për anëtarësim e zvarrit, ndërpret ose e kthen mbrapsht plotësimin e detyrimeve, të ndalen negociatat e anëtarësimit’.

Llogaritë komplikohen duke pasur parasysh se këto kushte janë vendosur nga Gjermania, që njihet si një vend që ka lobuar pro çeljes negociatave, ndërsa kushtet e vendeve të tjera si Franca do të jenë më të forta. Vendimi për Shqipërinë do të merret në datë 28 qershor.  Deri tani parlamenti holandez ka votuar kundër, ndërsa skeptike është edhe Franca. Megjithatë në fund të qershorit do të vendoset përfundimisht për fatin e Shqipërisë.

PROJEKTREZOLUTA E BUNDESTAGUT GJERMAN PER SHQIPERINE
Në projektrezolutën për Shqipërinë, Bundestagu e mbështet perspektivën e Shqipërisë për në BE dhe "vlerëson përpjekjet për reforma të Shqipërisë". "Gjermania dhe BE kanë interes të veçantë për stabilizimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon", shkruhet në projektrezolutë. "Zbatimi i reformës së gjerë në drejtësi ka nisur", vetingu "po jep rezultate konkrete". Po të zbatohet me sukses kjo procedurë "Shqipëria do të jepte një kontribut të pashembullt paraprak". Rëndësi të veçantë merr edhe vazhdimi i ngritjes së autoritetit për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar (SPAK).

Por njëkohësisht Bundestagu konstaton se megjithë sukseset, ka ende deficite. Në këtë kuadër projektrezoluta kujton rrethanën se "deri në mes të 2018-ës duhet ta kenë kaluar procesin e vetingut më shumë se gjysma e rasteve të përcaktuara si prioritare".

Korrupsioni në të gjithë sistemin juridik vazhdon të jetë problem. "Përparime të ndjeshme janë bërë" në luftimin e "kultivimin dhe tregtinë me kanabis", konstaton Bundestagu.

Në projektrezolutë konstatohet vazhdimi i parregullsive në administratën publike. Citohet i Ngarkuari për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri me shifrën 30 përqind të rasteve si punësime të kundraligjshme në administratën publike.

Kërkesa shtesë për reformën e ligjit zgjedhor
Bundestagu konsideron "të nevojshme" zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIR-it dhe të Komisionit të Venecias të 2013 dhe 2015 për reformën e ligjit zgjedhor, "edhe nëse kjo nuk është pjesë e katalogut evropian të kërkesave".

Në këtë sfond, Bundestagu Gjerman është i pikëpamjes se vendimi për nisjen e negociatave me Shqipërinë duhet të merret vetëm me "kushte të formuluara qartë".

Bundestagu shpreh dakordimin që qeveria gjermane "ta miratojë një vendim të Këshillit Evropian për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE".

Veç kësaj, në pikën 1 të projektrezolutës, Bundestagu i kërkon qeverisë që ta miratojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin Evropian vetëm

a) nëse "konferenca e parë e anëtarësimit" zhvillohet kur qeveria gjermane të ketë "konstatuar plotësimin e këtyre kushteve nga Shqipëria":

- plotësimin e përfundimit të rivlerësimit të 57 gjykatësve dhe prokurorëve të gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë në kuadër të vetingut dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative

- kur qeveria shqiptare të ketë paraqitur një ligj për një reformë të ligjit zgjedhor

b) konferenca e dytë e anëtarësimit të zhvillohet vetëm atëherë kur Këshilli të ketë konstatuar se janë plotësuar këto kushte:

- zbatimi i ligjit për reformën e nisur të ligjit zgjedhor

- të kenë nisur ndjekje penale për gjykatë e prokurorë të konstatuar në veting se kanë bërë shkelje penale

- të jetë angazhuar një strukturë speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK)

- të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes pajisjes së tyre me numër të mjaftueshëm gjykatësish e prokurorësh të verifikuar

- të ketë përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët. Këtu bëjnë pjesë "hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar"

- rezultate të prekshme në reformën e administratës...duke përfshirë edhe "verifikimin e punësimit të nëpunësve civilë të rangut të lartë dhe të drejtorëve"

- të vazhdojë me intensitet luftimin e tregtisë dhe të kultivimit të drogës në Shqipëri.

Në pikën 2, projektrezoluta e Bundestagut kërkon që "nëse Shqipëria pas hapjes së negociatave për anëtarësim e zvarrit, ndërpret ose e kthen mbrapsht plotësimin e detyrimeve, të ndalen negociatat e anëtarësimit".

Ndërsa në pikën 3, projektrezoluta i kërkon qeverisë që të bëjë të qartë se Shqipëria duhet të ndërmarrë "përpjekje shtesë të konsiderueshme" për ta garantuar sundimin e ligjit dhe vazhdimin e Vetingut. "Zbulimi dhe konfiskimi i mjeteve financiare në lidhje me korrupsionin" kërkohet shprehimisht në këtë kuadër.

Kapituj që të shoqërojnë të gjitha negociatat
Bundestagu Gjerman kërkon në pikën 4 të projektrezolutës për Shqipërinë që marrja me fushat me rëndësi qendrore "(para së gjithash kapitulli 23 Pushteti gjyqësor dhe të Drejtat Bazë, 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria) "të kryhet që në fillim të negociatave dhe të përfundojë vetëm në mbyllje të negociatave". Planet e veprimit të propozuara nga Komisioni për këtë "të kenë afate dhe objektiva të qarta".

Veç elementëve të përmendur më lart, në pikën 5 të projektrezolutës kërkohet që të mbeten "pikërëndesa të negociatave" edhe "liria e mediave dhe e shtypit", "të drejtat e personave në nevojë për mbrojtje dhe e pjesëtarëve të minoriteteve", si dhe "një shoqëri e gjallë civile".

Bundestagu kujton në pikën 6 të projektrezolutës se nuk duhet të ketë një anëtarësim automatik të Shqipërisë, "për shembull duke përmendur një datë anëtarësimi pa përfunduar negociatat".

Ndërsa në pikën 7 Bundestagu i kërkon qeverisë gjermane që të luftojë që për "aquis communitaire" të miratohen "sa më pak dispozita kalimtare dhe përjashtime".

Bundestagu kërkon në pikën 8 që qeveria gjermane të angazhohet që "Shqipëria t'i plotësojë që në procesin e anëtarësimit kërkesat e Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes së BE si dhe kriteret e stabilitetit të Marrëveshjes së Mastrihtit përpara se të anëtarësohet edhe zyrtarisht në bashkimin monetar".

Së fundi, në pikën 9 Bundestagu kërkon që të informohet në vazhdimësi për stadin e negociatave dhe që përparimet e Shqipërisë drejt anëtarësimit të mos vlerësohen vetëm nga Komisioni, por "rregullisht edhe nga qeveria gjermane, duke angazhuar përfaqësitë diplomatike". DW

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 23/06/2018 11:16

    Europa nuk do te kuptoje se pengimi i hapave drejt antaresimit te Shqiperise, jane qare per politiken shqiptare. Nje hap drejte EU, nje kontroll me shume ne qeverisjen e vendit, nje kokcarje me shume per politiken e korruptuar shqiptare. Jo me kot jemi te fundit te integruar qe nga heqja e vizave e deri tek negociatat....

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 23/06/2018 10:55

    Admin mos fli gjum, konfirmoi komentet.

    Përgjigju
  • sapa: 23/06/2018 06:47

    Ky vend i krimit me emrin Shqiperi nuk behet me dhe PIKE.Tashme politikanet e dine shume mire qe ky popull eshte i percare si kurre ndonjehere ne historine e tij dhe nuk ekziston as edhe nje pike shprese qe te ngrihet.Edhe ajo pak shprese qe kishin shqiptaret per berje shteti nga sharlatani me i madh ne shqiperi Rama ka vdekur tashme.Edhe ata pak te ndershem qe kane mbetur ne vendin e krimit shqiperi qe mund ti numerosh me gisht nuk kane gje ne dore ose jane spostuar nga krimi politik.Keshtu qe cdo lloj "kontrolli" behet vetem nga focat e korruptuara shqiptare ashtu si edhe Vetingu ku me genjeshtra perpiqen te genjejne evropjanet se po bejne reforme.Mirepo evropjanet tashme e njohin kete komb te vogel qe eshte nder me te korruptuarit e planetit dhe nuk genjehen me.Aq me teper qe shqiptaret qe jetojne jashte ne cdo vend te evropes perendimore i "furnizojne "ata me lajme nga me te ndryshmet se cfare behet ne shqiperi.Keshtu qe edhe sharlatani Rama qe genjen pa pike turpi nje zonje si Merkel harron qe edhe ajo eshte e njoftuar me se miri se cfare ndodh ne vendin e krimit shqiperi.

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 23/06/2018 09:11

      Bravo lule,tani e meriton nje dekorate nga saleh serbovici si nje sherbyes dinjitoz antishqiptar. Lajmet nuk percillen nga emigrantet jo, eshte goja jote e flliqur qe sa here shkon neper kancelarite e europiane leshon helm kunder vendit tend. Ket e dine i madh dhe i vogel. Je leter higjenike e perdorur oj lule, turp tet vi qe e quan veten shqiptar.

    • Faiku: 23/06/2018 07:13

      Mos u merzit se do bisedoj une me Kim Jongun hahahaha

  • Ardhe: 23/06/2018 04:42

    Nese Merkel bie nga kancelaria javen tjeter, ka nje fare gjase qe marreveshja e detit mes Shqiperi – Greqi te mos neneshkruhet. Do i madhi zot te shohe keto politiqenet tane me pazaret e ndyra te diktuara nga Germany ne kembim te marrjes se pushtetit dhe mosndershkushmerise per zhvatjen e parave e pasurive te vendit. Ptthu! Maskarenj Ps. Edhe po se publikuat no problem. Nje dite do e kuptoni sa dem i beni vendit me percjelljen e verber qe i beni publikut ne favor te legenave spiune italiane e gjermane

    Përgjigju
  • Limi: 23/06/2018 01:27

    E keqja e ketij populli Jane politikanet

    Përgjigju
  • Hasani: 23/06/2018 00:07

    Gjermania te sjelle nje usta qe ti vere ne rresht te gjithe politikanet shqiptare te cdo kahu qofshin.

    Përgjigju
  • Chemja: 22/06/2018 22:11

    V E T T I N G PER P O L I T I K A N E T. KJO DO ISHTE GJEJA ME E MIRE TE FILLOHET ME TE GJITHE ISH KRYEMINISTRAT DHE PASTAJ ME KRYEMINISTRIN AKTUAL TE PASOHET ME KRYETARET E PARTIVE TE VAZHDOHET ME KRYETARET E GRUPEVE PARLAMENTARE DHE PASTAJ ME GJYKATESIT

    Përgjigju
  • Berti: 22/06/2018 21:04

    Plotesisht dakort, qe asnjeri krah politik te mos kete Justifikime per tja lene Topin njeri tjetrit e kam une e ke ti fajin , dhe shqiptaret me ne fund te shohin pak Drite me ne fund,se kane 500 Vjete te pushtuar nga te Huajt dhe nga Politikanet Shqipetar

    Përgjigju
  • Turp: 22/06/2018 20:47

    Ku eshte qeveria tani, po opozita cfar ben?? Cfare bejne keto plehra politikane qe e kane katandisur vendin ne kete fare feje. Turp i madh per te gjithe keto hajdute, gjakpires e halabake. Keqardhje per kete vend te vuajtur por me keto palo politikane qe kemi kurre nuk do jemi pjese e BE-se. Vetem zoti ne e ndihmofte Shqiperine, se tek tjeret nuk kam me shpresa. Turp i madh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?