Politikë

Rezultati shokues/ Si u zhduk LSI-ja nën drejtimin e Monika Kryemadhit, fshihet nga harta elektorale në 9 qarqe, angazhimi i Metës thelloi rrënimin

27 Prill 2021, 16:35| Përditesimi: 27 Prill 2021, 20:52

  • Share

TIRANË- Rrudhja dhe rënia drastike e Lëvizjes Socialiste për Integrim nisi që me ‘eksodin e madh’, në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, ku u braktis nga qindra anëtarë dhe dhjetëra drejtues të saj, por rrallëkush mund ta kishte menduar se, partia Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të fshihej nga harta elektorale e 9 qarqeve të Shqipërisë. Teksa po numërohen kutitë e fundit, shkatërrimi dhe rrënimi elektoral i LSI-së, nën drejtimin e Monika Kryemadhit, është i qartë, i gjithanshëm dhe katastrofal, krahasuar me rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet e 2017.

Ndërkaq, angazhimi i hapur i Ilir Metës në fushatë, javët e fundit, bashkë me stafin e Presidencës, sidomos në Vlorë, Elbasan, Berat dhe Durrës, jo vetëm nuk e parandaloi disfatën e LSI, por duket se, me retorikën e tij konfrontuese, kërcënimet dhe kthimin e 25 prillit në një referendum kundër reformës në drejtësi dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, vetëm sa e ka thelluar rrënimin elektoral të LSI-së. Nga ana tjetër, ky angazhim politik i Ilir Metës, komprometues për institucionin e Presidencës është shënuar nga OSBE/ODIHR si një njollë e këtij procesi zgjedhor.

Po çfarë ka ndodhur me LSI-në nën drejtimin e Monika Kryemadhit? Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017, Ilir Meta ia la në administrim LSI-në bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, pasi u zgjodh President. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja mori 225 975 vota ose 14,28%, përthyer në 19 mandate. Pas katër vitesh nën drejtimin e Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI ka marrë vetëm 4 mandate, rreth 110 mijë vota ose 6.85 %. Pas katër vitesh, LSI-ja ka humbur më shumë se sa gjysmën e mbështetësve.

Në zgjedhjet e 2017, LSI ka marrë 1-2 mandate në të gjitha qarqet e vendit, me përjashtim të Kukësit. Në zgjedhjet 25 prillit, LSI nuk ka marrë asnjë mandat në Dibër, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat. LSI ka arritur të marrë 2 mandate në Tiranë nga 5 që kishte marrë në 2017, një mandat në Fier nga 2 që kishte marrë në 2017 dhe një mandat në Shkodër. Në Berat, që konsiderohet edhe si shtëpia e LSI-së, partia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka prekur fundin. Në vitin 2017, LSI merrte në Berat rreth 24 % të votave dhe 2 mandate. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, nuk ka marrë asnjë mandat. Rezultati i LSI-së në qarkun e Beratit është 8384 vota ose 11 %.

Për disfatën e LSI-së në Berat, duke se ka ndikuar edhe largimi i dy figurave kryesore të saj partie në këtë qark, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, të cilët iu bashkuan PS-së. Meta dhe Kryemadhi i konsideruan dy ish-deputetë, pas largimit, si llumi i LSI-së. Ilir Meta u angazhua në Berat që në muajin shkurt, për të kompensuar gropën që la pas Naço dhe Rehovica, por fati i partisë nuk ndryshoi.

Një tjetër goditje LSI-ja ka marrë në Durrës, qark në të cilin në 2017, mori 2 mandate. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI në Durrës ka marrë rreth 9 mijë vota ose 6 %. Ky rezultat ende nuk ka prodhuar mandat në Durrës. Në humbjen e LSI-së në këtë qark mendohet se ka ndikuar edhe largimi i Lefter Kokës nga LSI-ja tek PS-ja. Për këtë arsye, Meta nisi një fushatë të egër sulmesh ndaj Kokën, i cili më parë ka qenë deputet dhe ministër i LSI-së.

Po aq e rëndë është disfata e LSI-së në Elbasan, qark në të cilin në zgjedhjet e 2017, mori 2 mandate, 23.536 vota ose 14 %. Në zgjedhjet e 25 prillit, në Elbasan, rezultati i LSI-së është kastrofal, vetëm 4.4 % ose 6892 vota. Disa ditë para zgjedhjeve, me sa duket i informuar për situatën e rëndë të partisë, Meta deklaroi se do të zhvendosej në Elbasan, sipas ti për të mbrojtur votën e lirë. Dhe ashtu ndodhi, por fati i LSI-së nuk ndryshoi.

Në Tiranë, LSI-ja ka humbur 3 mandate krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat mori 5 mandate, rreth 56 mijë vota ose 13,45%. Në zgjedhjet e 25 prillit 2017, rezultati i LSI-së në Tiranë, kur kanë mbetur edhe 150 kuti pa u numëruar, është 24 mijë vota ose 6 %. Në Vlorë, në zgjedhjet e 2017, LSI mori 1 mandat, 12.246 vota ose 11,24%. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në Vlorë, kur janë numëruar të gjitha kutitë me fletë votimi, LSI-ja ka marrë 6002 vota ose 6 %. Gjatë fushatës elektorale, Ilir Meta u zhvendosu bashkë me stafin e Presidencës në Vlorë, duke u angazhuar hapur në krah të PD-LSI, fakt që u konstatua dhe denoncua edhe nga OSBE/ODIHR në raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 27/04/2021 21:05

    Amon si do merrte vota nje particke qe kishte nenkryetare nje trularaske , sharebajge pa shkolle si Kejdi dhembcakallja

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 27/04/2021 18:46

    A e din kush se ku do shkojne tash mender mbrojtesi i kushtetutes illir meta me burrin e tij monken, askush ska lindur kriminel por eshte ber dhe kete e ka deshmuar vet illir meta,prandaj une them se duhet ta lem ta shof veten se ku ka perfunduar,ska denim me te mire ne kete jeté se referendumi popullor dhe kete e mori, prandaj gezoje illir meta.

    Përgjigju
  • Ela: 27/04/2021 17:51

    Ore mos e lini te arratisen me arin qe ka marr ky kriminel....burg

    Përgjigju
    • aman aman: 27/04/2021 18:52

      Arin e ka rregulluar me kohe ai...

  • goni: 27/04/2021 17:42

    qenia me poshter politike.i pa bes i korruptuar.

    Përgjigju
  • Lleshi: 27/04/2021 17:38

    Iku per lesh partia me e degjeneruar e kesaj kurve fallxhore....

    Përgjigju
  • shqiptar: 27/04/2021 17:34

    keta te dy dhe lloji i tyre duhen zhdukur nga faqja e dheut se seriozisht ... po na zhdukin si komb

    Përgjigju
    • Luli: 27/04/2021 18:01

      Shum e vertet evmrekullushme esht si e zhduken Isisin domth Lsi Se ja pir gjakun kti kombi Zoti I shfarost

    • Sono: 27/04/2021 17:41

      Po sa mir e the mor shqiptar edhe jo vec ata dy...

  • Berti: 27/04/2021 17:31

    Tani uroj qe te konkludohet vepra e nisur dhe ketij palacoje ti sekuestrohet pasuria dhe te futet ne burg. Per sa kohe te lihet jashte dhe te kete akses ne miliardat qe ka vene, ky do kercenoje e do urdheroje vrasje.

    Përgjigju
  • xuxi: 27/04/2021 17:19

    Familna kriminale floriri kujton se populli eshte budalla.....

    Përgjigju
  • Like: 27/04/2021 16:43

    Shyqyr qe u zhduken nga faqa e televizionit, me shpres te zhduken dhe nga faqa e dheut, vendi i tyre ne biruce

    Përgjigju
  • Bepi: 27/04/2021 16:41

    Familjarisht te degjenerum

    Përgjigju
    • Turi: 27/04/2021 17:11

      Ky vjen era si plan i fsgehur i Likes. Likja shkrin LSI me PD. Jep doreheqjen nga president. Saliu i fut dy shpulla lylit dhe e perzen nga pd. Likja bohet kryetar i PD dhe i opozites. Likja dhe berisha ( pas perdes) drejtojne bashke PD. Po mona thoni ju, ku eshte? Mona o tu u shkep andej nga bathorja se likes nuk i punon me. Kejdi dhomcakallen e mban gjithmon me vete si per shpelarje mbas shkepjes

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?