Segmenti Thumanë-Kasharë

Riaktivizohet koncesioni për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar! Gjykata kërkoi firmosjen e kontratës, qeveria e miraton

29 Dhjetor 2021, 19:32| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 19:38

  • Share

Pasi Gjykata Administrative e Apelit vendosi të rikthej koncesionin e segmentit Thumanë-Kashar i anuluar nga qeveria për mungesë fondesh, Këshilli i Ministrave autorizon Ministrinë e Infrastrukturës të nënshkruaj kontratën koncesionare.

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, qeveria ka vendosur që të vijojnë procedurat e nevojshme për negocimin e kontratës për, realizimin e projektit infrastrukturor të aksit “Thumanë-Fushë-Krujë-Vorë-Kashar”.

Po ashtu Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të vijojë procedurat për dërgimin e studimit të ri të fizibilitetit për mendim dhe shqyrtim pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Pas nënshkrimit të kësaj kontrate koncesionare nga palët, do të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave.

Ndërtimi i segmentit Thumanë-Kashar, kushton 457 milionë euro, dhe anulimi i koncesionit erdhi vetëm pak ditë pasi në krye të ministrisë së Infrastrukturës erdhi Belinda Balluku.  Procedurat e garës ishin nisur nga ministri i atëhershëm Damian Gjiknuri.

Pas këtij anulimi Kompania fituese Gener 2 paditi ministrinë , dhe fitoi procesin. Më pas ishte, Gjykata që urdhëroj Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që të dërgojë në qeveri për miratim kontratën koncesionare me kompaninë Gener 2 për ndërtimin e segmentit rrugor. Ky koncesion erdhi si ofertë e pakërkuar nga kompania në fjalë.

Vendimi i qeverise

Komento

Komente

  • Kck: 29/12/2021 19:42

    Cudi qe i bindet kck?! Apo ketu ashtu eshte plani.

    Përgjigju
    • Aaa: 30/12/2021 05:52

      Tamam. Per kete vendim te gjtkates nuk doli njeri te ankohej, po e permbushin ne vend. Qeveri interesash.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?