Richard Grenell: Tarifat të hiqen plotësisht, Albin Kurti po bën gabim serioz. Brukseli e quan hap pozitiv heqjen e pjesshme të taksës

28 Shkurt 2020, 09:30| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 15:36

  • Share

Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këtë e ka konfirmuar dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media. Një vendim të tillë e ka mirëpritur edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së.

Përmes një deklarate të zëdhënësit të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Europian, thuhet se “ky hap mund ta ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndihmuar nga Bashkimi Europian”, dhe se “Borrell është gati ta luajë rolin e tij si ndihmës në dialog”.

“Shumë kohë është humbur. Besimi duhet të restaurohet në mënyrë urgjente. Serbia dhe Kosova duhet ta krijojnë një ambient që është i favorshëm për vazhdimin e dialogut, për të mirën e të dyja vendeve” – thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Por heqja e taksës e konceptuar si proces që do kalojë në disa faza nuk janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Twitter, ka shkruar se “nuk i mbështet masat gjysmake të kryeministrit Kurti”.

“Pozicioni ynë është mjaft i qartë: Tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë sot e qartë edhe presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Në anën tjetër kryeministri Kurti ka deklaruar se fillimi i heqjes së tarifës, “është një shenjë e vullnetit të mirë”.

“Është shenjë e gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Ai u ka bërë ftesë autoriteteve të Serbisë që si përgjigje ndaj vendimit të palës së Kosovës, të zotohen se do ta ndërpresin fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe të nisin me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës.

Ora 15:37
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç: Kryeministri Albin Kurti po mashtron...dhe tregon pse ai dje mori vendimin për taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka cilësuar të kalkuluar vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen përmes disa fazave të taksës 100% ndaj eksporteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës

Vuçiç tha se ajo e djeshmja ishte “një lëvizje taktike nga ana e Albin Kurtit dhe ndodhi një ditë para nisjes time për në Washington”, duke arsyetuar “në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë në SHBA”.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se emisari i presidentit Trump, Richard Grenell ka plotësisht të drejtë që e kundërshton vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

Më herët Presidenti i Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në faqen e tij në Facebook, Hashim Thaçi shkruan se mungesa e  veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet me SHBA-në.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Twitter, ka shkruar se “nuk i mbështet masat gjysmake të kryeministrit Kurti”.

“Pozicioni ynë është mjaft i qartë: Tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë sot e qartë edhe presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Ora 14:45
Presidenti Hashim Thaçi akuzon Kryeministrin Kurti për prishje të marrëdhënieve me SHBA: Po izolon Kosovën

Presidenti i Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në faqen e tij në Facebook, Hashim Thaçi shkruan se mungesa e  veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet me SHBA-në.

Presidenti thotë se pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat do ti jepnin fund izolimit dhe do ti japin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë si dhe do forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në.

Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm,- shkruan Thaçi-  sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike”

“Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në. Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike”, ka shkruar ai.


 

Komento

Komente

  • Arbëri: 01/03/2020 17:32

    Hashimi don ta ringjall ndarjen e Kosovës...ky është tradhëtari më i madhë i Shqipërisë së sotme...!!!

    Përgjigju
  • Kanarina: 28/02/2020 17:51

    Edhe ju kosovaret cope cope si puna e jone po shkoni urrejte me shumice me njani tjetrin.

    Përgjigju
    • Shpipëria: 28/02/2020 23:00

      Shqipëria ka Jerusalem me marxist-leninizma e stalinista shumë gjiatë, ndersa në Kosovë që nga lufta e fundit me serbin ende i kemi po të njejtit në pushtet...! Thaqi është marksist-leninist dhe stalinist i përbetuar së bashku me bandat e tij në bashkounim me UDB-n sllave...! Mos u quditni se pse ndodhin këto përqarje...

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?