Rihapja e garës për KLGJ, asnjë gjyqtar s’aplikon/ Gjykata e Lartë: Afati mbyllet më 6 shtator

27 Gusht 2018, 15:24| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 16:51

  • Share

Një javë nga rihapja e garës për gjyqtarët të cilët ftohen për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë gjyqësor asnjë gjyqtar nuk aplikon.

E kontaktuar nga Report Tv, administrata e Gjykatës së Lartë e cila më 22 gusht rihapi garën duke ftuar gjyqtarët të aplikojnë, konfirmon se kur kanë kaluar një javë nga kjo thirrje s’ka asnjë garues.

Me anë të thirrjes së bërë më 22 gusht kërkohet një gjyqtar nga Apelet e rretheve të garojë për t’u bërë pjesë e KLGJ-s, Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili me Reformën në Drejtësi zëvëndëson KLD.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilët 10 janë, ndërsa mungon një, pasi gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva u shkarkua nga Vetting-u duke e lënë vendin vakant.

Të drejtën për të garuar si pjesë e KLGJ-së e kanë gjyqtarët e Apelit të Vlorës, Shkodrës, Kor ës, Durrësit, ndërsa ata të Tiranës nuk mund të kandidojnë pasi e kanë përfaqësuesin e tyre në këtë këshill.

Pak ditë më parë ishte dhe ambasadori në ikje i SHBA-ve, Donald Lu që bëri thirrje gjyqtarëve guximtarë të garojnë për të zhbllokuar refomën me ngritjen e KLGJ-s.

Për shkak të operacionit të Vettingut për të pastruar sistemin e drejtësisë nga ata që konsiderohen të papërshtatshëm rezulton se është bllokuar edhe KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

E ndërsa më 6 shtator 2018 është afati i fundit i aplikimit për gjyqtarët e apeleve në rrethe mbetet për t’u parë nëse do të ketë apo jo garues për këtë vend vakant.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?