Politikë

I pandehur për dosjen 'Gërdeci', Mediu: S'jam bërë asnjëherë pengues i hetimeve! Kjo çështje është hetuar dhe gjykuar një herë!

3 Nëntor 2021, 16:40| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 19:06

  • Share

Teksa java e kaluar ka qenë e ngjeshur me lajme për atë që quhet si çështja “Gërdeci”, kur Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore duke e marrë Fatmir Mediun të pandehur dhe më pas rekursi i vetë ish-ministrit të Mbrojtjes, ky i fundi ka dalë në një konferencë për mediat.

Mediu e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO, për të rikthyer për rigjykim dosjen e Gërdecit, si akt në kundërshtim me Kushtetutën, duke theksuar se çështja për tragjedinë e Gërdecit është hetuar një herë dhe se ka patur edhe të dënuar.

"Kam dhënë dorëheqjen si ministër 2 ditë pas ngjarjes, duke mbajtur përgjegjësi morale por aspak i fajshëm si shkaktues i pasojave. Kam kërkuar që në fillim heqjen e imunitetit dhe jam vënë në dispozicion të hetimeve pa asnjë hezitim. Nuk është e vërtetë që për këtë çështje s’ka pasur hetim apo nuk është gjykuar. Për këtë çështje ka pasur të dënuar, dhe të tjerë që kanë marrë pafajësinë. Kur u rizgjodha deputet vetë kërkova që të vazhdohej hetimi edhe pse kisha imunitet. Por vetë gjykata vendosi ndryshe", tha Mediu.

Ish-Ministri i Mbrojtjes tha po ashtu se nuk ka patur lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Ai shton se ka një keqinterpretim të fakteve, duke hedhur akuza se një gjë e tillë po bëhet me synimin për të manipuluar opinionin publik dhe për ta nxjerrë atë si përgjegjës për tragjedinë.

"Po prezantoj qëndrimin tij në lidhje me veprimet e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO ku synohet edhe njëherë gjykimi im mbi tragjedinë e Gërdecit, kërkesa e SPPAK dhe vendimi i Apelit të GJKKO janë akte në kundërshtim me Kodin Penal, Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, Akte që nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut. Kundërshtimi im ligjor i vendimeve të SPAK dhe Apelit ët GJKKO. Keqinterpretimi i fakteve ka synuar të manipulojë opinionin publik se Ministri i Mbrojtjes ishte përgjegjës për atë tragjedi. Nuk kam reaguar në respekt të dhimbjes së atyre që pësuan humbje në atë tragjedi. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam patur lidhej direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec ", shtoi Mediu.

Nga ana e tij avokati Saimir Visha e ka konsideruar antikushtetuese dhe jo ligjore vendimin e SPAK për rihapjen e hetimeve për çështjen “Gërdeci”.

Visha tha se asnjë provë e dorëzuar nga ai nuk është marrë parasysh dhe nuk është vlerësuar nga prokuroria. Madje sipas tij një pjesë e atyre gjyqtarëve që kanë marrë këtë vendim janë haluçinantë.

“Nuk ka asnjë logjikë juridike. Është turp që ata të jenë në këtë lloj niveli.  Akti që ne bëjmë rekurs është bërë sepse ai është një vendim që ka mungesa të theksuara në mënyrën se si është marrë.  Gjyqtari i seancës paraprake mund të prishë një vendim të tillë dhe jo një vendim të një gjykate.  Statusi i Mediut ishte i tillë që Kushtetuta e vendit ofronte imunitet. Mbi çdo subjekt të këtij kualiteti prokurori i përgjithshëm pasi hetonte kërkonte heqjen e imunitetit.

Prokurori i Përgjithshëm atëherë pati kërkuar heqjen e imunitetit, i cili jo vetëm është hequr por fillimisht e kishte kërkuar vetë z. Mediu. Në momentin e dërgimit të çështjes në hetim përkoi me rimarrjen e mandatit nga Mediu dhe mori serish imunitetin. Ata mundnin që të tërhiqnin aktet dhe të rinisnin çështjen. Mbi statusin e ri të deputetit, gjykata vendos pushim që ishte i pacenueshëm. Ka qenë një vendim i Gjykatës së Lartë, pra një proces. Ne kemi qenë të gatshëm për çdo zgjidhje”, tha ndër të tjera avokati Visha.

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dorëzoi 2 ditë më parë rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut. Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Më tej, mbrojtja Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë. Për mbrojtjen, ndjekja penale për  rastin është e parashkruar për shkak të 13 viteve nga ndodhja e ngjarjes.

1 javë më parë, Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe  rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

SPAK pritet të kërkojë në GJKKO gjykimin e ish-ministrit dhe po ashtu edhe veprime hetimore shtesë. Hetimet për tragjedinë e 26 te vdekurve e qindra të plagosurve e një dëmi miliarda lekë, janë kryer nga 2008-2009, asokohe nga prokurori e Përgjithshme.

Ndërkohë Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/11/2021 03:14

    Mediu po perpiqet t'a dredhe dhe kesaj rradhe.Jam dakort me /Rexhepin/,kur mendon se je i pafajshem,pse perdridhesh si ngjale?!S.d.q.mungojne ne aktakuze emrat e Shkelzenit e Sales.Nuk mund t'a leme Mediun te behet /koke turku/ i vetem,duhen emra te tjere.

    Përgjigju
  • Rexhep DELIRANT DEBIL KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/11/2021 19:24

    O Fatmir Mediu po pse ke frik ti nga drejtësia ? ? ? Kur ti je i pastër paraqitu para drejtësis jep faktet që je i pastër o qenef e mbyllet drejtësia. Pse sdo ti përballje me drejtësin ? Apo tani ska me gjykatës tom dreça me 7 klas shkoll e fatmira hajdari me 5 klas shkoll. Po tani ske nga shkon mor jevgjiti fatmut.

    Përgjigju
  • Tani: 03/11/2021 19:00

    Avokatet nuk jane asgje tjeter vetem se seksere

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 03/11/2021 18:39

    O Mediu Andreoti ne Itali doli ne gjykate per nje krim qe kishte ndodhur para 40 vjetesh dhe ai u thirr si deshmitar kurse ti o pleh o kriminel vrave 26 te pafajshem dhe plagose mbi 300 vete dhe ke paturpesine me te madhe paguan edhe mediat dhe thua kjo ceshtje eshte gjykuar njehere.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 03/11/2021 17:15

    Sapo e degjova direkt ne TV kete maskara dhe avokatin e tij.Asgje tjeter ,vec perpjekje per tiu rishmangur procesit te gjykimit me lojra fjalesh dhe procese te sterzgjatura.Nese eshte i pafajshem te shkoje ne gjukate e te mbrohet.Madje do kete te drejten e perfitimit, nese del i pafajshem,per ulje te imazhit me akuza publike.Sa per avokatin,konkluzion i im eshte se jane nje grup mashtruesish qe marrin ne mbrojtje kriminelet.Madje gjejne edhe argumenta per tiu shmangur gjykimit.Turp per te.Zaten beri mire Enveri qe i hoqi fare duke iu dhene te drejten te pandehurve te mbrohen vete,te flasin vete,jo me gojen e te tjereve.Ndryshe do ishte nese do punonin me ndershmeri.Z.Avokat,jane 26 te vrare dhe mbi 300 te plagosur.Nuk flasim per demet materiale.Shkoni ne gjukate dhe mbrohuni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?