Kronikë

Rihapje apo jo të dosjes 'Gërdeci', një gjyqtar i GJKKO do të vendosë për çështjen

2 Qershor 2021, 11:22| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 14:09

  • Share

Pas vendimit te kolegjit penal të Gjykatës së Lartë për moskompetencë për kërkesën e SPAK në dosjen 'Gërdeci' vendimi mbërrin në GJKKO. Pritet që GJKKO të caktojë me short një gjykatës për tu shprehur për kërkesën e SPAK, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga një gjyqtar i vetëm.

Sipas SPAK, çështja duhet të rigjykohet pasi provat e tyre për gjykimin e Fatmir Mediut s'janë shqyrtuar asnjëherë por është pushuar çështja me argumentin se z. Mediu ishte deputet dhe kishte imunitet.

Edhe në GJKKO, kërkesa për Gërdecin do të bëhet në dhomë këshillimi pa praninë e Mediut ose avokatit të tij dhe pa praninë e SPAK.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?