Politikë

Rijetësimi i Piramidës si qendër e inovacionit! Rama: Janë realizuar 30 % e punimeve

16 Nëntor 2021, 14:31| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 14:40

  • Share

Projekti për rijetësimin e piramidës dhe shndërrimin në një qendër inovacioni e teknologjie për të rinjtë, po merr formë nga ditë në ditë. Qendra e re, për të cilën janë realizuar tashmë 30 % të punimeve, është një projekt fantastik arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV, që do krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon.

Kryeministri Edi Rama ishte sot sërish në kantierin e hapur, së bashku me Kryetarin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve Michael Granoff për të parë nga afër ecurinë e projektit.

Kryetari i Bashkisë Veliaj shpjegoi punën e deritanishme dhe detajoi disa elemente të veçantë të arkitekturës.

 “Mund të themi që 30% e punës është bërë. Arkitekti do të vijë sërish në fund të muajit për detajet përfundimtare, por kemi goxha punë për fasadën. Kemi marrë miratimin për të dhe për punimet për gjelbërimin si dhe disa nga ato detajimet që do bëhen brenda. Siç e shikoni, këto janë si lego, disa janë brenda, disa do të jenë anash ndërtesës. Këtu kemi dy kube, që pamja e tyre përfundimtare do të jetë si një kub. Pjesa tjetër do të jetë një auditor. Kështu që do të shihet ky gërshetim i shkallëve, por edhe i pjesës  metalike në nivele të ndryshme aktivitetesh. Disa nga kutitë do të jenë këtu, disa brenda, e disa edhe në anë të ndërtesës.”- tregoi Kryebashkiaku Veliaj, i cili shtoi se pjesë e projektit do të jetë edhe një kinema, si dhe një  auditor i madh. 

Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida e transformuar, e cila do të jetë gati tetorin e ardhshëm me mbështetjen e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arkitekti: 17/11/2021 09:39

    Ajo te ishte bere muze historik i periudhes komuniste ku te kishte dy pamje nga njera ane jeten perrallore qe bente diktatori me pashallaret e tij dhe ne anen tjeter te ekspozohen mjetet qe regjimi perdorte per te torturuar ata qe guxoonin te ngriheshin kunďèr tij. Gjithashtu te vihen fotot ďhe emrat e atyre qe u burgosen u internuan dhe u denuan me vdekje vetem sepse ishin kundershtare te regjimit komunist.

    Përgjigju
  • Iris: 17/11/2021 02:42

    Nuk e di ne do te kete materialin e shkelqyer me cilesi te larte, qe kishte ne fillim,por me mire me kuba,se sa te rikthehet prape ne piste rreshqitjeje per femijet e injoranteve qe e shkaterruan duke rreshqitur mbi te kur ishin femije dhe vete ata.

    Përgjigju
  • Mediokriteti: 16/11/2021 21:37

    Ç'janë këto kuba te shëmtuar,po ktheje në identitet siç qe,e mjafton,me gjelbërim rreth e rrotull,pa beton kubistesh të shëmtuar??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?