Foto ilustruese

Rikthehen në punë 34 mijë qytetarë, INSTAT: Papunësia ra në 11.6%! Korrik-Shtator ulet paga mesatare, rënia më e madhe në sektorin privat

10 Dhjetor 2020, 17:26| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 22:54

  • Share

Gjatë sezonit veror tregu ka arritur të rikthejë një numër të konsiderueshëm qytetarësh në punë. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të këtij viti, që konsiston me daljen nga karantina papunësia ka rënë me 0.3% krahasuar me tremujorin e dytë kur ishim të izoluar.

Në muajt korrik-shator niveli i papunësisë ishte 11.6% nga 11.9% që ishte në periudhën prill-qershor. Por nga ana tjetër niveli i punësimit është 1.2% më i ulët se në tremujorin e tretë të 2019-ës, ose 14 mijë e 662 persona të punësuar më pak.

Ndërkohë janë rreth 34 mijë e 224 persona që janë rikthyer në punë pas daljes nga karantina, pasi INSTAT raporton se punësimi është rritur me 2.4% në tremujorin e tretë, krahasuar më tremujorin e dytë të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe është shënuar rritje e punësimit me 3.8% në sektorin e shërbimeve duke marrë në konsideratë që kjo periudhë përkon edhe me sezonin turistik. Po ashtu rritje me 5.6% është regjistruar edhe tek të punësuarit në sektorin e industrisë.

Nga ana tjetër ka rënë punësimi në sektorin e bujqësisë.  Në tremujorin e tretë është shënuar një rritje e dukshme e pagave në sektorin privat. Sipas INSTAT, paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 47,486 lekë, duke rënë me 3.6% në krahasim me tremujorin e dytë.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paga mesatare në privat është rritur me 2.1%. Sipas të dhënave të një tjetër raporti të INSTAT, vihet re se niveli i pagave ka pësuar rënien më të madhe në sektorin financiare me -13.3%, dhe në sektorin e Informacioni dhe komunikacioni me -9%.  Ndërsa paga mesatare në shkallë vendi në fund të shtatorit ishte 52,815 lekë, nga 54,149 lekë që ishte në tremujorin e dytë të vitit.

( Kliko këtu ) Niveli i punesimit dhe papunesise ne 3-mujorin e trete

( Kliko këtu ) Dokumenti me statistikat e pagave

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?