Ardian Dvorani

Rikthehet fantazma e KLD-së së Sali Berishës

11 Qershor 2020, 22:07| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 22:12

  • Share

Vendimi i sotëm i Këshilli i Lartë Gjyqësor për deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin është një rikthim i fantazmës së KLD-së mbi drejtësinë e re. KLD-ja, e zëvendësuar me KLGJ në fund të vitit 2018, ishte një instrument në duart e Sali Berishës, për kontrollin e korporatës në drejtësi, nëpërmjet mbrojtjes së perandorisë së korrupsionit në drejtësi, e cila po shpartallohet nga Vetingu. Në raportet e Perëndimit KLD-ja, që si kryetar të fundit ka pasur Ilir Metën, përshkruhej si emblema dhe mburoja e drejtësisë së degraduar shqiptare. Deri më sot, asnjë ish-anëtar i KLD-së nuk e ka kaluar Vetingun.

Po pse vendimi i KLGJ, i nxitur nga Ilir Meta, është i standardit të KLD-së, është një vendim i paligjshëm, madje i rrezikshëm?

-Së pari, KLGJ nuk ka asnjë kompetencë ligjore, për t’u shprehur mbi mbarimin ose jo të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë. Pika 2, e nenit 139 të Kushtetutës së ndryshuar natën e 22 korrikut 2016, parashikon që “mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë”. Kushtetuta e ka përcaktuar organin kompetent për t’u shprehur për këtë çështje. Megjithatë, KLGJ ka marrë përsipër një kompetencë që nuk e ka.

-Së dyti, pika e nenit 136 të Kushtetutës, parashikon shprehimisht që “gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit...”. Gjykata e Lartë duhet të përbëhet nga 19 anëtarë, por aktualisht ka vetëm 4, përfshirë edhe Dvoranin.

 -Së treti, Presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë kompetencë të shkruar në asnjë ligj në Shqipëri që t’i kërkojë KLGJ të shprehet për mandatin e një anëtari të Gjykatës së Lartë.

-Së katërti, Këshilli i Lartë Gjyqësor, nuk ka asnjë kompetencë të shkruar në ndonjë ligj që të merret dhe të vihet në lëvizje nga kërkesat e Presidentit.

Po çfarë fshihet pas goditjes së Ardian Dvoranit?

Dvorani ishte pjesë e trupit gjykues të dosjes së Ilir Metës në vitin 2012, për videoskandalin e publikuar nga Dritan Prifti. Prokuroria kërkonte dy vite burg për Ilir Metën. 24 orë para vendimit të Gjykatës së Lartë, Sali Berisha dhe Ilir Meta darkojnë së bashku dhe ekspozojnë darkën, duke i dhënë një mesazh të qartë trupit gjykues.

Katër anëtarë e morën mesazhin, teksa votuan për pafajësinë e Metës. Ardian Dvorani ishte i vetmi që votoi ndryshe. Që nga ajo ditë e deri më sot, Dvorani ka qenë në shënjestër të sulmeve të dyshes Meta-Berisha.

Rastësi ose jo, që të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë, përveç Dvoranit, u shkarkuan nga Vetingu si të korruptuar ose ia mbathën nga frika e Vetingut.

Ardian Dvorani është emëruar në Gjykatën e Lartë që në vitin 2005. Mandati i tij ka mbaruar që në 2014. Natyrisht, ai do zëvendësohet një ditë.

Por, shkarkimi i tij në këtë mënyrë, është një mesazh i politikës ndaj drejtësisë së re. Me goditjen e Dvoranit në kapërcim të kornizave ligjore, politika treg ende peshën e hijes së saj mbi drejtësinë, duke i dhënë një mesazh çdo prokurori dhe gjyqtari se mund ta pësojë si Dvorani.

E dyshimtë është edhe heshtja e mazhorancës socialiste, flamurtare e reformës në drejtësi, përballë kësaj akrobaci të KLGJ, në linjën e Ilir Metës. Disa ditë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u shpreh se “Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”.

Mesazhi i ambasadores amerikane erdhi një ditë pasi Ilir Meta kishte shpallur një platformë për ndryshimin e reformës në drejtësi. Në një nga pikat platformës kërkonte ‘kokën’ e Dvoranit.

Komento

Komente

  • Anonim: 13/06/2020 23:02

    O gazetar po shihi faktet perpara se te shkruash. Dvorani ka votuar per pafajsine e Metes. Jo me larg se sot vete Dvorani ne nje interviste e ka permendur qe ka votuar per pafajesine e Metes.

    Përgjigju
  • KANJA KONJAK: 12/06/2020 14:47

    O konjak kaka ose emigranti po ti mor mut muti si të duket vetja që je një analfabet je një injorant e mbi të gjitha ti sdi Shqip o kosovar debil. Ty stë pēlqen shkrimi i gazetarit kujt i plasi rrota. Po pse ja deformon emrin apo me që Dovrani hajdutin maskara meta deshi me e fut në burg me të drejt. E kaka ilir meta tani hakmeret. Po populli Shqiptar nuk është debil si ty o konjaku metilik është zheni e urren metën me gjith shpirt. E kur të bëhen votimet do ta shofish ti mor mut muti 400 brezash se sa vota do mari bajga kriminel spiuni Sërbit salheu e qeni hajdut meta. Pastaj ti bëj komente o loqevar INJORANT.

    Përgjigju
  • Konjak: 12/06/2020 07:29

    Ore Doc-Doci !Akoma me fantazmen e z Berisha , edhe pas 7 vjetesh ne opozite , ai komandon drejtesine ?!. Kaq te pa afte jan z Rama dhe qeveritaret e tij , sa Z Berisha te drejtoje akoma drejtesine .? Ju z Doc-Doci jeni te vetedijshem se Z Dvoranit i ka mbaruar mandati qysh ne 14-ten , e dini te verteten , por u vjen ca si para-mera e nuk mund ta pranoni . Demi me i madh qe i beni shoqerise eshte propaganda per shkaterrimin e ligjit . Pra nukse eshte problemi , as i Rames , as i Berishes , as i Metes , por eshte problemi juaj , per te peshkuar ne ujera te trubullta .

    Përgjigju
  • Ani: 11/06/2020 23:02

    E tani mos e beni hero kete m... se edhe ky si shoket eshte.Vellai i ketij ka qene shef finance ne Gerdec ku dhe ka vdekur dhe ky shoqerohej me Alibeajn gjithe diten ne ato kohe .

    Përgjigju
  • ERP: 11/06/2020 22:57

    Ne djall te shkojne te gjithe. Kjo eshte dicka per te protestuar. Jo shume per personin ne fjale por per faktin qe kjo shumezon me zero reformen ne drejtesi. SB dhe IM duhet te jene ne salle te gjyqit dhe te pergjigjen per zullumet qe kane bere

    Përgjigju
  • Lavire Monik: 11/06/2020 22:22

    O Like floriri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?