Është rikthyer në Shqipëri me një mini-turne koncertesh këngëtari dhe kompozitori italian Antonio Maggio, ku për herët të parë u ngjit në skenën e teatrit “Bylis” në Fier.
Nën tingujt e pianos dhe kitarës “Magji e vjeshtës” është koncerti festiv ku këngëtari fitues i “Sanremo Giovani 2013” interpretoi për publikun këngët më të bukura të repertorit të tij, mes tyre dhe “Mi servirebbe sapere”.
Shoqëruar nga kitaristi Ettore Gianni, këngëtari Antoinio Maggio rrëfeu dhe emocionet për rikthimin në Shqipëri.
‘Kthehem për herë të parë në qytetin e Fierit pasi kam qenë vitin e kaluar në qytetin e Beratit. Falenderoj shumë për ftesën e tyre ambasadën në Tiranë dhe Konsullatën e Italisë, në Vlorë. Për herë të parë në skenën e teatrit të Fierit do të përformoj vec këngëve të mia të albumit tim të fundit edhe disa pjesë nga kantautorët e njohur italian siç është Luco Dala, Domeniko Maduni, Fabricio de Andrea, Tenko e të tjerë.’ tha Antinio Maggio.
Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri tha se qëllimi i aktiviteteve të tilla është rritja e bashkëpunimit dhe promovimi i kulturave mes dy vendeve.
‘Kemi zgjedhur Teatrin e Fierit, pikërisht për bukurinë e këtij teatri dhe jo vetëm edhe për shkak të rëndësisë së këtij qyteti dhe mikëpritjes së tij. Jam e lumtur sot që paraqesim para jush një artist si Antonio Maggio, i cili, jo vetëm është mik tashmë i Konsullates së përgjithshme të Italisë në Vlorë dhe i ambasadës por edhe një mik i Shqiperisë.’- u shpreh Palmieri.
Në kuadër të Javës së Gjuhës italiane, koncerti “Magjia e vjeshtës” u prit me mjaft interes nga artdashësit fierakë ndërsa në fund të muajit, pritet të performojë në një koncert madhështor në qytetin e tij të lindjes në Fier dhe këngëtari me origjinë shqiptar, Ermal Meta.