Pas 30 vitesh emigracion, Gjin Përleka nga Rubiku vendosi të rikthehet dhe kursimet e jetës ti investojë në vendlindje. Në bashkëpunim me një investitor Italian, burri nga Mirdita mendoj të ngrejë një biznes prodhimi pjesësh makinash, në pronën e tij në qytetin e Rubikut. Prej javësh ka sjell të gjitha makineritë në Shqipëri të cilat kapin vlerën e 150 mijë eurove, por puna ka stopuar, pasi Bashkia Mirditë refuzon të finalizoje lejen për ndërtimin e objektit, me pretendimin se prona e qytetarit është pjesë e një projekti zhvillimor në të ardhmen.
“Kam punuar për 30 vjet në Itali me të gjitha familjen time. Meqenëse kryeministri bëri thirrje që emigrantët të vijnë dhe të bëjnë investime këtu unë mora vendimin që të kthehem në bashkëpunim me një investitor italian të bëjmë një linjë prodhimi për pjesë makinash. Kam sjellë të gjitha makineritë nga Itali, me të gjitha rregullat e shtetit, duke paguar doganën dhe janë të magazinuara tani. Kam bërë aplikim për leje, meqenëse kam tokën time të trashëguar, por Bashkia Rrëshen ma refuzoi pasi sipas tyre këtu do të ndërtohet një investim tjetër. Kemi të gjitha dokumentacionet e nevojshme në bazë të rregullave dhe ligjeve të shtetit me certifikatë pronësie, mundësisht të rifreskuara , brenda 10 ditëve Tirana ma ka kthyer. Investimi që kam kryer shkon afërsisht rreth 150 mijë euro”, u shpreh ai.
Në këtë sipërmarrje Përleka ka planifikuar të punësoje 15 persona nga zonat përreth, ndërsa mes lotësh në sy thotë se i gjithë mundi i jetës po i shkon dëm.
Gjin Përleka i bën thirrje qeverisë që të ndërhyje për ti hapur rruge zbatimit të projektit të tij.
I kontaktuar përmes telefonit në lidhje me këtë çështje kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj thotë se ky projekt bie ndesh me planin urbanistik të qytetit të miratuar pak kohë më parë, pasi në atë zonë është parashikuar të jetë rrugë ndaj dhe është refuzuar leja e ndërtimit. Ndërkohë emigranti Gjin Përleka, paralajmëron se do t’ju drejtohet organeve të drejtësisë, me shpresën se do gjeje zgjidhje.
Po mire ta kane bere o qyq. Po ti a e di se kush eshte krietar aty je ne gjume. Para se te investosh pyet nese e ka emrin ndrece, gazhel, anila, erdogan etj etj psraj hajde.
Përgjigju