Duke se orëve të gjata me diell do tu vijë fundi, të paktën këtë javë. Deri të shtunën, vendi do të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut, por nuk do të jenë të mjaftueshme për të shuar vatrat e zjarrit me të cilat po përballet vendi prej disa ditësh.
Sipas meteorologes Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, Gentiana Stafa, shiu do të jetë i lokalizuar, por në disa vende do të jetë me rrebeshë
“në mesditë do të kemi reshje shiu. Kështu do të funksionojë deri ditën e shtunë. Ditën e premte dhe të shtunë do hyjnë masat e freskëta ajrore dhe do të sjellin nga 13 deri në 16 gradë dhe në orët e mesditës nga 26 deri në 32 gradë celsius. Këto reshje do të jenë të domosdoshme, pasi në zonat ku do të ketë rrebeshe do të shuajë vatrat. Ndërsa në zonat e tjera, pasi dihet që në stinën e verës reshjet goxha të lokalizuara, nuk do jetë e mundur të fiken vatrat. Në zonat juglindore të vendit. Fushëgropa e Korçës. Hera herës reshjet do të kenë karakterin lokal”, tha meteorologjia.
Parashikimet tregojnë se fresku do të do të zgjasë jo shumë, pasi nga e diela vendi do përfshihet sërish nga masa ajrore të nxehta, normale për këtë stinë.
“Në ditën e diel dhe më tej, do rikthehet sërish vala e të nxehtit, duke sjell temperatura deri në 37 gradë celsius. Zonat që pritet të ketë më tepër reshje do jetë pjesa veri-lindore e territorit”