Në Pazarin Karakteristik te Gjirokastrës është zhvilluar parada e karnavaleve, ndërsa fëmijët të veshur me kostume shumëngjyrëshe me personazhet e tyre te dashura, i kanë dhënë atmosferë festive zonës historike te trashëgimisë botërore.
Fëmijët janë shprehur të gëzuar për ķëto aktivitete ndërsa tregojnë se si janë maskuar.
Por festës i janë bashkuar edhe turistët të cilët po kalojnë momente ndryshe në qytetin e gurtë.
Karnavalet janë rikthyer sërish këtë vit duke vazhduar traditën disavjeçare të Gjirokastrës të zhvillimit të tyre apo e njohur si Festa e Prosopullave.
Pjese e karnavaleve ka qene kryebashkiaku Flamur Golemi, deputetja Mirela Kumbaro dhe konsulli grek Dimitrios Sacharidis.
Festa vazhdon për dy ditë dhe kulmon te shtunën pasdite me koncertin artistik ku marrin pjese edhe artiste italiane.