Politikë

‘Rilindja e ka humbur qetësinë’, Braimllari nga Korça: Drejtorët e bashkisë po intimidojnë vartësit e tyre për vota

6 Prill 2021, 15:01| Përditesimi: 6 Prill 2021, 15:38

  • Share

Drejtorët e bashkisë në Korçë janë në sulm për të intimiduar vartësit e tyre për të mbledhur vota. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv, Endrit Braimllari kandidat për deputet në qarkun e Korçës.

Braimllari tha se qytetarët janë te revoltuar nga Rilindja dhe ato kanë humbur qetësinë, duke shtuar se nuk mundet që ta bazosh strategjinë tek intimidimi.

‘Qytetarët janë të revoltuar nga papërgjegjshmëria, arroganca, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe politika klienteliste që rilindja ka ndërtuar në Korçë. Kjo ka bërë që qytetarët të mbështesin masivisht opozitën dhe LSI-në. Kam bindjen maksimale që me këtë mbështetje që na japin qytetarët, do të kemi një rezultat spektakolar në Korçë. Rilindja është hedhur në sulm frontal, administrata është në presion, ato i kërkojnë lista me persona. Kjo tregon se rilindja e ka humbur qetësinë dhe do të humbasë edhe zgjedhjet  25 prillit. Po përdor çdo instrument për të intimiduar qytetarët. Drejtorët të bashkisë janë në sulm për të intimiduar drejtpërdrejt vartësit që kanë në varësi. Nuk mund të bazosh strategjinë tënde drejt intimidimit. Mbështetja është e jashtëzakonshme për LSI-në dhe opozitën.’- tha Braimllari.

Braimllari u shpreh shumë pozitiv për pritshmëritë që ka LSI në këtë qark, duke theksuar se kanë ardhur në rritje.

‘Pritshmëritë tona kanë ndryshuar, kemi ardhur në rritje në qarkun e Korçës dhe kjo duket nga mikpritja e qytetarëve. Niko Peleshin e kanë refuzuar në Korçë pasi nuk ka mbajtur premtimet elektorale!’- tha Braimllari.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale më herët, Braimllari nënvizon se nënat korçare meritojnë që djemtë dhe nipërit të kthehen në këtë vend të bekuar, duke shtuar se LSI do të krijojë mundësi të mëdha punësimi.

‘Nënat Korçare meritojnë që djemte dhe nipërit të kthehen në këtë vend të bekuar. LSI do të krijojë mundësi punësimi në vend, si dhe një klimë pozitive për biznesin. Shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.’- shkruan Braimllari.


 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?