Kur ndodhemi ende në fillimet e ndikimit të koronavirus në Shqipëri, e kur ende nuk është bërë një kalkulim i qartë se cilat janë dëmet që do i sjellë ekonomisë shqiptare përfshirja në hartën e vendeve të prekura nga koronavirus, sektori i turizmit duket se do jetë ndër më të prekurit.
Agim Mehmeti, operator turistik, thotë për emisionin "Rreze Dielli" se nevojitet një plan i qartë së cfarë duhet të bëhet, pasi të nisë rimëkëmbja nga koronavirus.
Për operatorët turistikë ai thotë se duhet të gjejnë oferta joshëse për të tërhequr turistët, pasi edhe vendet e tjera do të përpiqen të ringrihen pas ndikimeve negative të koronavirusit.
"Kemi nevojë të ulemi me këmbë në tokë sesi ne duhet të rikthejemi në hartën e tour operatorëve. Duhet të bejmë oferta joshëse dhe interesante. Edhe vendet e tjera janë në krizë të plotë. E gjithë oferta e tyre do jetë e ulur këmbëkryq sapo epidemia të ikë. Edhe ne duhet të jemi ketu që të konkurojmë me shërbimin dhe cmimin. Ndaj ne kemi hartuar 11 pika shumë të vlefshme, ku është marrë parasysh vetëm pika e kreditimit, megjithatë duhet të mbarojë kjo fazë që të flasim."
Shpresën për të 'shpëtuar' turizmin pa dëme të mëdha ekonomike, Mehmeti e sheh edhe në periudhën e fillimit të vjeshtës, shtatorit dhe tetorit, periudhë për të cilën shprehet se mund të ketë përmirësim të situatës.
Lajmi kryesor:
'As në imagjinatën më të keqe nuk e kishim menduar', Agim Mehmeti: Turizmi po kthehet në pikën zero
D.M.//ReportTv.al