11 fakte interesante që nuk i dini për aeroportin tonë-
Pa bukë e pa kafe mund të na lini këto ditë por pa lajme për/rreth aerportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, ju lutem mos na lini. Të gjithë e kemi në mendje, në ezofag, në kordat e zërit, në gojë dhe në menunë ditore atë aeroport.
Dhe unë nuk po e prish dot traditën koherente por po u ysht jo për të shkuar e të grabisni por të informoheni më tepër rreth Rinasit që e duam të gjithë, rreth Rinasit fatkeq, rreth Rinasit të shpartalluar.
1.Aeroporti u ndërtua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës gjatë viteve 1955-57 dhe mori emrin e fshatit më të afërt, Rinasit të Krujës.
2 Fillimisht kishte vetëm 2 fluturime në ditë, sot ka plot 44.
3. Çdo ditë në Rinas ndodhin rreth 33 vjedhje& humbje edhe të qëllimshme edhe nga pakujdesia.
4. Ish deputetja e Partisë Socialiste Monika Kryemadhi propozoi e para në parlament gjatë vitit 2003 që aeroporti ndërkombëtar i Rinasit të emërtohej "Nënë Tereza".
5. Në aeroportin e Rinasit kanë zbritur disa nga njerëzit më të famshëm të të gjitha kohërave si presidenti sovjetik Nikita Hrushov, simboli i komunizmit amerikono-latin Che Guevara, shenjëtorja Nënë Tereza, Papa Gjon Pali II, ish presidenti amerikan George Bush Jr, ish zonja e parë Hillary Clinton, Papa Françesku.
6. Këto 62 vite asnjë aksident ajror apo tokësor nuk ka ndodhur me kompanitë ajrore që operojnë nga dhe për në Rinas.
7.Ish kryeministri Fatos Nano ka murrosur syzet e tij optike në themelet e Rinasit kur filluan punimet e ndërtimit të terminalit të ri gjatë vitit 2005.
8.Sot në Rinas nëse do marrësh një ambient me qira duhet të paguash 2500 euro për metër katror.
9. Aeroporti i Rinasit ka çmimet e shërbimeve më të shtrenjta sesa aeroportet e Budapestit, Kajros, Dublinit, Selanikut, Montrealit...
10. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka punuar ndihmës kamarier në aeroportin e Rinasit gjatë viteve 1991-92.
11. Një i ri spanjoll komunist gjatë vitit 1969 mori peng aeroplanin e kompanisë ajrore spanjolle Iberia që fluturonte nga Barcelona në Korsikë dhe i kërkoi pilotit të ulej në Tiranë sepse donte të jetonte në vendin më të lumtur në botë, në Shqipëri.
12. Gjatë 29 viteve tranzicion për/nga aeroporti i Rinasit janë trafikuar 950 mijë emigrantë shqiptarë, 380 mijë emigrantë të huaj, 780 kg heroinë, 1200 kg kokainë, 440 vepra arti, 56 mijë prostituta, 3.4 miliardë euro/dollarë/marka/franga zviceriane/pound/lireta italiane/dhrahmi greke...
13.Dyqanet DutyFree (pa taksën Tvsh) në Rinas qysh prej vitit 1999 i administron Elona Çaushi, gruaja e Gjin Gjonit e cila nuk është një shtetase shqiptare por gjermane.
14. Rinasi është i vetmi aeroport në botë pa asnjë linjë urbane apo metro qytetase publike me kryeqytetin.
15. Aeroporti i Rinasit ndodhet në mes të zonës më të rrezikshme të Shqipërisë, fshatrave të Fushë -Krujës ku policia e shtetit nuk ka asnjë kontroll.
Mos jane breket e Karmines keto?
PërgjigjuSakte shume
PërgjigjuVec Birisha e ban zap Rinasin
Përgjigju