Kreu i Bashkisë Shijak, Elton Arbana

Politikë

Rindërtimi dhe investimet, Kreu i Bashkisë Shijak, Arbana: Shijaku po përjeton periudhën më të artë të tij.

12 Qershor 2021, 18:23| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 18:33

  • Share

Në një postim të tij në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka theksuar se sa e rëndësishme është kjo periudhë për qytetin, për rindërtimin dhe investimet e tjera që po bëhen.

Arbana shkruan se pas tërmetit të 26 nëntorit, qyteti ka lindur sërisht dhe se me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama Shijaku do të zhvillohet në çdo drejtim. Sipas tij, investimet e kryera në këto dy vite janë themelet e të ardhmes së qytetit.

"Në Shijak po rrisim fëmijët tanë. Kjo është arsyeja kryesore për të përmirësuar gjërat e jetës së përditshme. Pas tërmetit qyteti ka rilindur. Bashkia me mbështetjen e Kryeministrit, po përpiqet ta zhvillojë Shijakun në çdo drejtim. Investimet e kryera këto dy vite janë themelet e të ardhmes së qytetit tonë. Punët që po bëhen në Shijak do të lënë gjurmë në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë me misionin tonë, sepse shijakasit meritojnë më të mirën. Shijaku, familja ime e madhe", shkruan Arbana.

Kreu i Bashkisë Shijak, Elton Arbana dhe kryeministri Edi Rama

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?