Rindërtimi në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë: Po na e prishin pallatin padrejtësisht, fillimisht e vlerësuan të banueshëm (VIDEO)

8 Korrik 2022, 13:39| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 14:20

  • Share

Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, vijojnë të ndeshen ende me vështirësitë e ngërçet e krijuara nga procedurat institucionale. Një rast i tillë është ai i banorëve të pallatit 11-katësh “Fiqiri Farruku” në lagjen nr. 5 në Durrës, godinë që rezulton me dy akt ekspertiza që kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Banorët shprehen se fillimisht pallati është vlerësuar me shkallë dëmi DS3 dhe për këtë kanë marrë edhe grantin përkatës përmes së cilit kanë riparuar dëmet në banesat e tyre. Ndërsa pak ditë më parë ata kanë marrë një akt-ekspertizë e cila e vlerëson pallatin me dëm të nivelit DS4, që duhet shembur. Kjo akt ekspertizë mbështetet në matjet dhe projektin që ka dorëzuar shoqëria “ArkonStudio” sh.p.k në Institutin e Ndërtimit.

Për këtë problematikë banorët e pallatit i janë drejtuar Bashkisë së Durrësit që është edhe institucioni përgjegjës për oponencën teknike të akt ekspertizës së thelluar. Banorët kërkojnë nga institucioni dhe shoqëria “ArkonStudio” sh.p.k të bëjnë vëzhgimet në terren për të parë ndërtimin dhe dëmet e pallatit, pasi ka pasaktësi në akt ekspertizë, janë shtuar bodrume ndëkohë që nuk ka fare të tilla.

“Banorët të këtij pallati jemi mbledhur disa herë, na ka ardhur një vendim nga instituti i ndërtimit në bazë të firmës që është ‘Arkon’ që është marrë me matjet, na ka konkluduar për ta demontuar pallatin. Janë bazuar në disa prova sipërfaqësore. Ne banorët kemi zbuluar që pallati ynë këtu është. Sipas firmës pallati është pllakë themel. Ndërkohë që pallati ka pilota poshtë. Inisituti i ndërtimit na ka sjell një kërkesë që thotë nëse ka pilota poshtë, përqindja që kanë nxjerr ata për demontim mund të rrëzohet. Inistuti ka thënë se e ka në dorë bashkia, ndihma e saj nuk është vetëm ta masë, por udhët të vërë në lëvizje firmën që duhet ët zbulojë që ka pilotat poshtë ose të na thotë ta bëjmë ne nga ana individuale.

I vetmi problem që është një projektim i studios Arkon që s’ka merre për bazë projektin fillesat me pilota, po është bazuar pllakë beton. Ka thënë se ka bodrume, siç e shihni këtu nuk ka bodrume. Gabimisht matjet, bodrumet. Të bëhet studim i mirëfilltë, jo me mangësia”, shprehen banorët.

Tejet shqetësues për banorët është edhe vendosja që ata do të kenë pas shembjes së pallatit. Zhvendosja nga një zonë në qendër të qytetit në periferi i kushtëzon në një sërë formash.

“Duke pasur një studim na bindin që ky pallat realisht mund të jetë i rrezikshëm. Duke pas këtë studim, më lind dyshimi që kanë bërë studim sipërfaqësor për ta shemb dhe për të na çu në kënetë. Kjo është zonë në mes të Durrësit, metri katro është me shtrenjtë se Këneta. Ne këtë shtëpi e kemi blerë me gjak, s’na intereson të na çojnë në periferi”, tha një prej banorëve.

Në përfundim banorët shprehen se do të presin përgjigjen e Bashkisë së Durrësit për rastin dhe më pas do të reagojnë sërish.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?