Ringjallja befasuese e PD në pandemi

1 Maj 2020, 19:25| Përditesimi: 1 Maj 2020, 19:26

  • Share

Partia Demokratike po ringjallet, po rigjen edhe njëherë rrugën e protestave, po u bën thirrje qytetarëve të “rigjejnë lirinë e munguar, të rimarrin në dorë fatet e tyre duke protestuar ndaj qeverisë dhe kryeministrit”. Po flasin për “liri, të drejta dhe demokraci” ata që nuk e kanë atë as brënda partisë tyre. Po flasin për “liri dhe të drejta” ata që nuk kanë patur, dhe as nuk kanë liri dhe të drejta as brënda godinës së SHQUP-it.

Duket sikur mandatdjegurit, po përjetojnë momente të reja ekzaltimi mendor dhe trupor, pasi shumica e sekretarëve të Lulzimit (përfshirë edhe vetë kryetarin) prej ditësh po mundohen të ndërsejnë popullin, të ngrihet të “rigjejë lirinë demokracinë, të drejtat e mohuara”. Ata që e ndrydhën këtë popull si “pulat nën kosh”, ata që e atrofizuan këtë popull sa ishin në pushtet, ata që flasin me zë të ulët edhe në zyra dhe tualetet e SHQUP-it nga frika e Doktorit dhe Lulzimit, po dalin dhe kërkojnë protesta. Ringjallja befasuese në kohë pandemie e Partisë Demokratike, e ka burimin tek humbja e të gjitha shanseve që ka ish-opozita e dikurshme, për tu ringritur në nivelet e duhura të një politike të përgjegjshme.

Duke parë rrënimin që ka sjellë drejtimi i gabuar, duke parë largimet dhe shpërbërjet e strukturave nga qendra në bazë, duket se pandemia është zgjedhur nga kokat drejtuese të PD, si “koha e duhur për tu bërë “moral” shqiptarëve për “lirinë, të drejtat dhe demokracinë”. Tre terma të cilat janë proverbiale, për një demokraci funksionale, por jo për një parti, e cila edhe pse e quan vehten “të qëndrës së djathtë”, është totalisht e majtë ekstreme. Tre terma shumë domethënës, që kanë qenë dhe mbeten “mollë e ndalueme”, në jetën e një partie, që kurrë nuk ka patur brënda saj, as liri, as të drejta, dhe as demokraci.

Këto janë fakte, të cilat mund ti vërtetosh fare lehtë me ata që kanë qenë dhe janë larguar me dhunë nga ajo parti, por edhe me ata që janë akoma atje, me kokën dhe qafën ulur para “shefit”, nga ku nuk pipëtin asnjë korrokosh, që bën “trimin” në medie. Nisja e lehtësimit të masave nga kryeministri Rama, nuk dihet sepse u dha “krahë” sekretarëve të SHQUP-it, të cilët filluan të lëvrinin, duke lëshuar thirrje në ekrane dhe portale adresuar shqiptarëve mbi “rikthimin e lirive dhe të drejtave, pasi po shkelet demokracia”.

O Zot, kush flet, dhe kush flasin për “shkelje të lirisë, të drejtave dhe demokracisë”, ata që janë sharë dhe fyer ( ose dhe rrahur) ata që janë trajtuar si lecka nga “shefi” dhe kanë ulur kokën dhe kanë shtrirë qafën, duke u bërë lolo në atë parti. Ringjallja e papritur (apo rizgjimi)e PD, pas nisjes së lehtësimit të masave të pandemisë nga qeveria,duket më tepër si një revoltë e asaj partie, e cila shqiptarët i do të mbyllur në kuvli, paçka se shitet sikur “vuan për shkeljen e lirisë demokracisë dhe të drejtat e tyre”. Ata që gjithë jetën e tyre në atë parti, e kanë kaluar në “pandemi politike” nuk mund ta durojnë faktin se shqiptarët po e mundin frikën, virusin, dhe po shpërfillin hapur edhe “aleatët” natyralë të tij./ tema

Komento

Komente

  • Fatmir Troka.: 02/05/2020 19:02

    Nuk ka PD-e.Ata djeme qe ishin demokrate dhe donin demokracin i hengri b.....y.....h...e b....a....jge sala.Mallkuar qoftes sali berishae hienat qe e rrethojne.Poshte katastofa e Shqiperise me emrin sali berisha.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/05/2020 23:23

    PD po ringjallet se plehrohet nga fekalet e Lanes.Kot nuk e kan seline e SHQUP-it buze Lane atje ku derdhen dhe parfumosin floke lyerin Bashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?