Vendi më shumë se kurrë ka nevojë për rotacion thelbësorë e total të lidershipit politik! Këta që janë kanë mesatarisht secili prej tyre më shumë 10 vjet në pushtet dhe akoma kërkojnë të jenë më çdo kusht pjesë e përjetshme e pushteti! Njëri projekton Shqipërinë e 2030 e pse jo edhe atë të 2050!
Ndërsa tjetri edhe pse ka 30 vjet në pushtet akoma bën thirrje se këtë herë do të mbajë të njëjtat premtime që i ka bërë që në fillim të viteve '90 duke e qeverisur vendin disa herë e në çdo rast më të njëjtën metodë pa sjellë asgjë të të re!
Një tjetër që ka 30 vjet në politikë që ka qeverisur majtas e djathtas duke na bërë të kuptojmë se përveç pushtetit nuk i intereson asgjë tjetër, përseri me një subjekt të ri të thirrur "liri", por me rroba të vjetra kërkon tu sjellë shqiptarëve atë liri që nuk ua garantojë as atehere e as tani.
Punën e moshës që kanë një jetë në politikë e përdorin si duan! Ndonjëherë thonë se për sa kohë na voton sovrani ne nuk kemi pse të largohemi! Herë të tjera thonë se edhe pse kanë një jetë në politikë e kanë edhe një moshë të avancuar na marrin shembuj Biden apo të tjerë duke na thënë se ata mbetën të ri në ide, energji dhe vizione!
Ka disa probleme që këto krahasime alla shqiptarçe nuk qëndrojnë më demokracitë me të avancuara si ajo e SHBA!
Le të marrin si model Biden me të cilin ka dëshirë të krahasohen! Ai i ka shërbyer për 40 vjet shtetit në cilësinë të kongresmenit dhe senatorit. Nuk akuzohet për vjedhje, pasuri apo se ka rrezikuar sigurinë e vendit me politikën e tij! Si president ka bërë një mandat dhe maksimumi nëse rizgjidhet ka të drejtë edhe një mandat tjetër e pastaj është i detyruar të shkojë në shpi për të gëzuar pensionin edhe nëse nuk e dëshiron një gjë të tillë!
Paradigma se zgjidhen me votë e prandaj mund të qëndrojnë, as kjo nuk është ashtu siç na prezantohet! E dimë te gjithë si janë bërë zgjedhjet në Shqipëri në këto 30 vite e po ashtu të gjithë e dimë se si kanë luajtur me kodin zgjedhor për të qenë të përjetshëm si dhe për faktin se kanë bërë një sistem politik e shoqëror ku thuajse është e pamundur që të rinjtë ose ata që janë rishtas të përballen me t'a, t'i mundin e tu marrin pushtetin!
Vetëm zgjedhje të lira s'ka pasur në Shqipëri e vetëm liri zgjedhje në tregun politik nuk ka në Shqipëri!
Megjithatë, të gjithë e dimë pse nuk largohen nga politika! Nuk largohen, sepse politika në Shqipëri është mundësi për punësim, për privilegje, për të shkolluar fëmijët, për t'u garantuar këtyre te fundit pasuri, prona, profesion e punësim të sigurt! Kushdo që nuk ka interesa politike e pushtet politik në Shqipëri, sa do i zoti të jetë, mbetet si ai peshku pa uji!
Megjithatë, nuk e kam me këta, sepse këta janë në të drejtë e tyre të kërkojnë të qëndrojnë në përjetësi ose t'a bëjnë edhe më trashëgimi tek fëmijët e tyre e ky fenomen tashmë është një fakt i kryer në vitet e fundit!
Mua më shqetësojnë ata të rinj që hyjnë në politikë, ju nënshtrohen këtyre, u shërbejnë këtyre me devotshmëri e besnikëri! Duket se këta të rinj në moshë janë me mentalitet edhe më të vjetër se shefat e tyre e duket sikur nuk kanë respekt ndaj vetes, dashuri ndaj vendin e dhembshuri ndaj qytetarëve!
Keta të rinj kanë zgjedhur rrugën e shkurtër: tu shërbejnë atyre e të marrin privilegje e pushtet me lejen e tyre! Madje, duke sikur ka një garë mes këtyre të rinjëve që sa më shumë duken besnikë e servilë aq më shumë kanë mundësi për të marrë privilegje më të mëdha e garanci për jetëgjatësi!
Po ju pse jeni akoma aty? Sepse jeni me politikën që shani. Ata që nuk janë, ikin pa kthim.
Përgjigju