Rinis mësimi, nxënësit mall për njëri-tjetrin: Morëm plot dhurata, lexuam edhe libra

5 Janar 2023, 16:06| Përditesimi: 5 Janar 2023, 18:49

  • Share

TIRANË- Nxënësit e të gjithë shkollave në vend iu rikthyen bankave të klasës pas pushimeve 10-ditore që kishin për festa.

Të buzëqeshur e plot emocione, ata thonë se patën mundësinë të çmallen me shokët, shoqet e mësuesit dhe të ndajnë me njëri-tjetrin detaje të këtyre pushimeve.

”Jam i lumtur që takova shokët. Nuk do të doja më shumë pushime sepse nuk ka gjë më të bukur se të mësosh”

“Unë shkova në Lushnje”.

“U gëzova që erdha sepse shkollën e dua shumë.”

“ U gëzova që erdha në shkollë sepse kam ditëlindjen sot", tregojnw nxwnwsit. 

Për Report Tv ata tregojnë dhuratat që kanë marrë dhe atmosferën e ngrohtë në familje.

“Falë vitit të ri mora dhe shumë dhurata. Mora një makinë me pult që komandon gjithë lëvizjet, por dhe një lodër të vogël”

“ Shumë bukur ia kalova. Vitin e ri e festova te nëna.”

“Unë për vit të ri mora një tren me shina dhe bilardo. Dhuratat nuk kanë lidhje me motivimin për të mësuar më shumë", shprehen nxwnwsit. 

Shumë prej tyre kanë arritur t’ia dedikojnë një pjesë të kohës librave jashtëshkollorë e të tjerë thonë se e kanë neglizhuar leximin. Në këto raste, kanë qenë prindërit e gjyshërit ata që i kanë orientuar drejt loibrit.

“Vetë pak faqe”.

“Vetëm gjysmën e një libri.”

“Lexova disa libra.”

“Kam lexuar një libër që quhet “Kapiten Brekushi” dhe “Përralla për djem”.

“Kam lexuar “Fëmijët e fundit të tokës. Kam lozur dhe me kushëririn.”

“ Nuk kam lexuar fare”

“Edhe njëçik vetë, edhe njëçikë ne e fëmijët lexojnë.”- thotë gjyshja e një vajze.

Nxënësit shprehen se tanimë presin me padurim pushimet e radhës, në nisje të muajit prill, kur përfundon edhe semestri i dytë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?