Rinisja e vettingut peng e aktit normativ, KPK për Report Tv: Sa të shfuqizohet, seancat me masat e distancimit

4 Maj 2020, 11:19| Përditesimi: 4 Maj 2020, 15:19

  • Share

TIRANE-Akti Normativ i qeverisë për masat kundër përhapjes së koronavirusit pezulloi edhe punën e komisioneve të Vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Por cfarë do të ndodhë tani, që ka filluar lehtësimi i masave dhe gjyqet rinisën me masa të forta distancimi? Pas interesimit të Report Tv se kur do të rinisë procesi i vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u shpreh për gazetarin Arsen Rusta se rikthimi në seanca dëgjimore pengohet nga akti normativ i 25 marsit.

"Jemi cdo ditë në punë duke respektuar masat. Rikthimi me seanca për dhënie vendimesh pengohet nga akti normativ nr.9 viti 2020. Sapo të shfuqizohet akti normativ jemi gati për të rinisur seancat dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët. Seancat do të jenë me respektim të masave dhe orareve te vendosura nga institucionet" tha KPK për Report Tv.

Komisionerët aktualisht punojnë me staf të reduktuar dhe online. Ka një diskutim që seancat të rikthehen pa praninë e publikut, por për këtë dhe të gjitha masat e tjera do të vendoset në fund nga qeveria për rinisjen. Seanca e fundit e KPK-së ishte në 12 mars. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?