Sylvinho dhe stafi i tij rinovuan me kombëtaren shqiptare deri në dhjetorin e 2025, me qëllimin e qartë për një vend në Botërorin e 2026-s. Trajneri reagoi në kanalet e komunikimit, duke thënë se është i lumtur për marrëveshjen e re dhe se është koha për të ecur përpara.
"Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës time dhe të stafit teknik deri në dhjetor 2025. Është vazhdimi i punës që nisi një vit e shtatë muaj më parë, me synimin për t’u kualifikuar në finalet e Kampionatit Evropian, gjë e cila u realizua.
Ne u përballëm si të barabartë me çdo rival në Euro 2024 dhe dolëm nga turneu krenarë për atë që bëmë. Por tani është koha për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfida të reja. Jemi gati për këtë. Forca Shqipëri", shkruan Sylvinho.