FOTO/ Rinumërohen kutitë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha s'i ndan sytë fletëve të votimit

5 Qershor 2023, 14:22| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 14:35

  • Share

 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nis rinumërimin e votave për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës. Vetë Shkëlqim Hoxha kandidati i "Bashke Fitojme" po ndjek procesin e rinumërimit me vëmendje.

Fitorja me vetëm 20 vota më shumë e Edison Memollës së socialistëve në Rrogozhinë, pas zgjedhjeve, e zhvendosi betejën për këtë bashki në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ që e mori në shqyrtim më 31 maj 2023.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ankimoi, duke kërkuar rinumërim dhe shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Memollës.

Pavarësisht se ankimimi i tyre u rrëzua me votat e 3 anëtarëve të KAS, dy anëtarët e tjerë, Elvis Cefa dhe Ledio Braho shfrytëzuan hapësirën që i jep ligji, për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.

Rinumërohen kutitë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha s'i ndan sytë fletëve të votimit

Lajmi kryesor:

Vendoret 2023/ KAS rinumëron votat në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha s'i ndau sytë fletëve, por Memollaj mbeti fitues! Nesër vendimi për kutitë e burgut


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?