Risi në konkursin për infermierë/ Zv. ministrja e Shëndetësisë: Kandidatët përzgjedhin vetë se ku duan të punojnë

13 Gusht 2019, 18:10| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 18:19

  • Share

Konkursi  “Infermierët e Shqipërisë” zhvillohet për herë të katërt, por me disa ndryshime. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shpjegoi  për Report Tv, se risi këtë herë është fakti që kandidatët mund të përzgjedhin se ku duan të punojnë duke aplikuar deri ne tre njësi vendore, dhe jo më në qarqe.

“Kanë të drejtë të aplikojnë për vende pune në tre njësi vendore, pra e zgjedhin vet se ku duan të shkojnë të punojnë. Testimi do të bëhet në mënyrë të informatizuar edhe kjo është risia tjetër e këtij portali ndryshe nga tre portalet e tjera. Testimi i informatizuar natyrisht do të bëhet tek Qëndra e Shërbimeve Arsimore ose QSHA sic quhet ndryshe”-u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë

 Konkursi ndahet ne dy pjesë, ku fillimisht ngarkohen në portal dokumentet per te aplikur, nota mesatare, eksperienca në pune, masteri dhe gjuhet e huaja dhe pjesa e dytë është testimi i njohurive, i cili këtë herë do të bëhet i informatizuar dhe do të zhvillohet brenda muajit shtator. 15 gushti është afati i fundit për të aplikuar.

“Dokumentacioni vlerësohet me 30 pikë në total, për studentët e ekselencës ka edhe një bonus i cili është 10 pikë plus. Testimi është patjetër shumë i rëndësishëm dhe atij i janë lënë në dispozicion 70 pikë. Nëse merr më pak se 40 pikë atëherë nuk kualifikohesh për të kërkuar vendin e punës, duhet të marrësh patjetër mbi 40 pikë. Rezultati gjenerohet në moment, gjithësekush sapo ka mbaruar provimin ka në dorë edhe rezultatin”-tha Rakacolli

Pas përfundimit të procesit kandidatët thirren dhe u ofrohen vende pune. Por pasi lidhet një kontratë pa afat, drejtuesi ka të drejtë që pas tre muajsh, nese nuk sheh rezultate, ta ndërpresi kontratën. Konkursi “Infermierët e Shqipërisë” është e vetmja mënyrë për tu punësuar në sistemin public, duke mundësuar një punësim me meritë dhe transparencë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandri Haxhiu: 13/08/2019 21:20

    Mësoni gjuhën dhe hajdeni në Gjermani, se aq shumë sa kërkojnë aty nuk ja vlen te shtrydheni për 350 mij lek te qelbura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?