Politikë

Arben Ristani: Gara për kryetar po manipulohet nga Basha, PD jo demokratike nën drejtimin e tij! Zgjedhjet e 25 prillit u humbën, s'mund të flitet për masakër

24 Maj 2021, 21:48| Përditesimi: 24 Maj 2021, 22:50

  • Share

"PD nuk është demokratike nën drejtimin e Bashës". Kjo deklaratë është bërë nga ish-deputeti demokrat Arben Ristani, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, i cili tha se kreu i PD Lulzim Basha është lider autokrat që i merr vetë vendimet pa u konsultuar, kësisoj shpreson që ai të zëvendësohet.

"Basha ka humbur zgjedhjet me rezultat të thellë, me 1 diferencë prej 15 mandatesh me mazhorancën. Basha nuk ishte një lider që reflektonte ndryshimin me kundërshtarin por një autokrat si kundërshtari. Kundërshtari mundej me 1 pojekt tjetër, demokratik. PD nuk është demokratike nën drejtimin e Bashës, ai është autokrat, vendos vetë i merr vendimet vetë. Këtë elektorati e lexon. Prandaj kemi humbur në zgjedhje se Basha nuk ka arritur ta bëjë PD demokratike siç ka emrin", tha ai.

Për zgjedhjet e 13 qershorit brenda PD për zgjedhjen e kryetarit të ri, Ristani tha se Basha po merr të gjitha masat që ta manipulojë garën. Duke e cilësuar garën prë kreun e PD si të pabarabartë ish-deputeti tha se do të preferonte që Basha të humbiste. Teksa ka folur për 3 kandiatët e tjerë, Agron Shehaj për Ristanin nuk do mund ti bëjë dot të dyja, biznesin dhe politikën. Ndërsa për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin tha se i bëjnë nder garës.

"Ka mundësi por duket se po merr të gjitha masat për ta manipuluar. Ka disa elementë që tregojnë se gara është e pabarabartë. Nuk u jep mundësi kandidatëve rivlae të dinë se kush është votuesi. I takon të japë dorëheqjen pas 4 humbjesh. Gara është e pabarabartë por unë e përkrah kurajon e kolegëve dhe miqve të mi që janë rivalë të Bashës në garë të cilët megjithë kushtet e vështira që po u vendos, su jep listat e votuesve, u ka vendosur vëzhgues... vazhdojnë. Do preferoja që Basha të humbiste sepse se ben me dot Pd fituese. Dua të veçoj Shehajn duke qenë se është biznesmen i madh dyshoj se mund ti bëjë të dyja edhe politikën edhe biznesin sepse do kohë politika dhe është një zanat që smund ta mësosh menjëherë do kohë. Harxhi dhe Kadilli i bëjnë nder garës", tha ai.

Duke theksuar se Berisha ka influencë të padiskutueshme në PD, Ristani shtoi se ka pritur që ish-kryeministri të reagojë për mënyrën si ka drejtuar Basha partinë në këto 4 humbje. Këto zgjedhje janë shansi i fundit sipas tij, që PD të ndalojë rënien dhe të fillojë ngritjen.

"Për ti rënë në kokë muhabetit, Berisha ka influencë të padiskutueshme në PD dhe smund të pritej ndryshe, madje unë personalisht do kisha pritur që edhe Berisha të kishte reaguar ndaj mënyrës jo demokratike me të cilën ka drejtuar Basha partinë. Unë njoh Bashën si kryetar dhe përgjegjësia është e tij. Besoj se Berisha do jetë dorë jashtë në këtë garë. Sepse është shansi i fundit që kjo parti të ndalojë rënien dhe të fillojë ngritjen. Nëse e fiton Basha sdo ketë përsëri fitore", shtoi ai.

Zgjedhjet e 25 prillit për Ristanin PD i ka humbur dhe se sipas tij rezultati ishte i pritshëm. Sipas Ristanit s'mund të flasësh për masakër zgjedhore kur nga të gjitha palët është pranuar dita e votimit dhe numërimit si e qetë. Kësisoj ai nuk i quajti politike vendimet e KAS, duke thënë se nëse do të ishin paraqitur vërtet prova të manipulimit të votave ato s'mund të fshiheshin.

"Unë kam qenë i qartë që në momentin e parë që zgjedhjet u humbën. Për mua rezultati ishte i pritshëm. Prandaj të thashë që gjërat duhen analizuar në kohën e tyre. Pakënaqësia ndaj pushtet baraz me fitore te opozitës është jjë nekuacion që nuk funksionon. Duhet shoqëruar me liderin e mirë, e disa pluse. Këto pluse mungonin. Nëse ke një ditë të qetë votimi dhe të pranuar nga palët, numërim të qetë dhe të pranuar nga palët smund të flasësh për masakër zgjedhore. Janë të vërteta përdorimi i aseteve publike, grupet kriminale janë të vërteta se janë të pasqyruara dhe në raport të OSBE.

Është e vështirë që fenomentet parazgjedhore kanë ndodhur por problemi është te prova. Dhe kur shkon te kas të çosh provën janë blerë sa janë blerë dhe cili është ndikimi në rezultat. Nëse nuk e provon atëherë se fiton çështjen. Prandaj dhe rezultati slëviz. Ka një problem në këtë rast sado të ndikuara  të jenë komisionet se bëjnë dot të bardhën të zezë. Ata skanë asnjë shans ta bëjë të bardhën të zezë prandaj reëzultati slëviz në të tilla raste", tha ai.

Ora 22:03
Berisha 'Non Grata', Ristani: S'e gjykoj vendimin e DASH, le të kalojë dhe pak kohë e të shohim arsyet e verteta

 

Duke folur për vendimin e DASH që ka shpallur Sali Berishën "Non Grata", ish-deputeti i PD Arben Ristani tha se ish-kryeministri është një figurë që ka të mirat dhe të këqijat e veta. Megjithëse tha se ka respekt për Berishën,Ristani theksoi se nuk e gjykon vendimin e SHBA. 

"Berisha është një figurë shumëdimensionale që ka ndikuar jetën e këtij vendi dhe gjykatësi më i mirë për Berishën do të ishte historia e cila përdor parimin e peshores. Në një krah të mirat në një krah të metat. Nga peshon më shumë del konkluzioni. Unë personalisht shumë të mira do tja numëroj, janë ato që i dimë lufta ndaj krimit, demokracia se atij i takon merita e ngritjes së parë demokratike. Patjetër ka dhe pjesën e negativiteteve.

Kam respekt për kohën që kam bashkëpunuar me të, por ja që jemi në këtë moment, përsëri smarr ta gjykoj vendimin e DASH, por ajo që mund të them është se arsyeja që del në letër nuk është e plota por maja e ajsbergut të arsyeve të vërtetë. Pse del tani, pse sdoli më parë etj. Le të kalojë dhe pak kohë të shohim dhe arsyet e verteta. Po të jetë për korrupsion ky vend ka një rradhë. Nëse Berisha e trajton në rrafshin personal, nuk ndikon në PD me përjashtim të goditjes së një simboli të madh që PD ka", shtoi ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?