Erion Veliaj dhe Rita Ora

Rita Ora në një bashkëbisedim me Erion Veliajn: Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

22 Nëntor 2020, 16:55| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 17:00

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me artisten me famë botërore dhe ambasadoren e shqiptarëve në botë, Rita Ora, zhvilluan një intervistë sëbashku si pjesë e nismës “Diaspora flet 2020”. Pyetjes së Rita Orës, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj se përzgjedhja e  Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022” do të shfrytëzohet si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare.  “Ne duam që njerëzit të na kushtojnë vëmendje dhe do të përdorim mundësinë që Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i rinisë për 2022”.  E para, shpresojmë, që do të jetë viti i parë pas pandemisë. Nëse 2021 do të jetë një vit vaksinimi, 2022 do të jetë një vit ku njerëzit do mund të udhëtojnë, të ketë sërish koncerte. Kështu që, ne të duam ty prapë këtu, edhe disa artistë të tjerë shqiptarë, por një gjë që është e rëndësishme është se duam që ta përdorim si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare, për të treguar se ne jemi kombi më i ri në Evropë, por askush nuk flet për këtë, në një Evropë të moshuar, një Evropë që po plaket, ne po sjellim gjak të ri, energji të re dhe gjithashtu shumë talent”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se koah ka treguar se sa herë që shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. “Ne ndonjëherë vuajmë pa qenë nevoja, nga reputacioni i të qenit një vend i izoluar gjatë komunizmit, thyerja e embargos për naftën gjatë luftës në Kosovë, dhe ndonjëherë njerëzit stresohen kur dëgjojnë më shumë kriza dhe më shumë probleme që i bëjnë të mos jenë të vëmendshëm. Kur ne shqiptarët ta fusim në kokë që duhet të bashkëpunojmë, të mbështesim njëri-tjetrin, të inkurajojmë njëri-tjetrin, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, deklaroi ai. 
Veliaj bëri të ditur se Tirana do të organizojë me mijëra evente ku të rinj nga e gjithë Evropa do të mund të vizitojnë kryeqytetin shqiptar. “Ne po planifikojmë mijëra evente dhe qindra-mijëra të rinj nga gjithë Evropa do të vijnë të na vizitojnë, sepse kështu funksionon. Kështu që, do të kemi mundësinë të kemi një sofër të madhe, ku të ulen të gjithë rreth tavolinës dhe të zbulojnë e të shohin, si dhe shumë gjëra që kanë dëgjuar si legjenda urbane për rajonin, unë mendoj që do shembin disa mendime kur të zbulojnë mikpritjen e mrekullueshme, motin, ushqimin, dashurinë për artin dhe kulturën, gëzimin e jetës, pak nga jeta e ëmbël italiane”, tha Veliaj. 
Kreu i Bashkisë nënvizoi se një nga sfidat më të mëdha është ndryshimi i mentalitetit. “Projekti më i vështirë infrastrukturor, është vetëm 10 centimetër. Është ndryshimi i mentalitetit. Çfarë bën ti, sigurisht që prodhon muzikë të mirë, por shumicën e kohës ti mundohesh të ndryshosh mentalitetin, të thyesh barrierat për të menduar dhe për t’u shprehur ndryshe. Unë di të bëj bulevarde të mëdha, pazare, kala dhe të mbjell pemë, por të ndryshosh këto 10 centimetra, të mendosh që ne jemi pjesë e një komuniteti, ne nuk mund të vandalizojmë, ne nuk mund të hedhim mbeturina, ne nuk mund të flasim keq për vendin dhe për njerëzit tanë dhe mendoj se të ndryshuarit e këtij mentaliteti është një projekt që nuk mbaron kurrë”, deklaroi ai, ndërsa e ftoi këngëtaren që të rikthehet në Tiranë me një tjetër koncert madhështor. 
Rikujtojmë, se Rita Ora u prit në takim nga Erion Veliaj dy vite më parë në Tiranë, ku kishte ardhur për të mbajtur koncert. Po ashtu, dyshja kanë bashkëpunuar edhe për rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku diva e muzikës pop, Rita shprehu gatishmërinë për t’i ndërtuar shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti. 

Komento

Komente

  • Wayne: 23/11/2020 11:57

    Bisedim simpatik, po pse nuk flasin shqip këta? M‘dukët si puna Ajetit... a je ti, po bre burr Ajeti jam... o a je ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?